Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Kuqezinjtė fillojnė sot pėrgatitjet pėr Lihtenshteinin

18.08.2008 12:00 Sport - Burimi: Shekulli Sport

Trajneri Han do ta nisė me njė seancė stėrvitore nė Shijak programin pėr miqėsoren e sė mėrkurės

Lojtarėt e thirrur nga trajneri i kombėtares, Ari Han, pėr ndeshjen miqėsore tė sė mėrkurės me Lihtenshteinin, do tė jenė sot, nė orėn 14:00, nė rezidencėn e zakonshme, hoteli "Adriatik" nė Durrės. Pėr holandezin duket se do tė jetė njė prezantim i ri, duke pasur parasysh qė deri mė tani nuk i ėshtė dhėnė rasti tė provojė ekipin nė Shqipėri. Pikėrisht, prova e parė para tifozėve kuqezinj do tė jetė me modestėt e Lihtenshteinit, miqėsore e cila do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", ora 20:45. Sipas programit tė Hanit, kuqezinjtė do tė zhvillojnė sot, nė 18:00, njė stėrvitje tė lehtė nė fushėn sportive tė Shijakut. Nė kėtė seancė tė parė, pritet tė mos jenė Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ervin Bulku, tė cilėt do t'i bashkohen ekipit nė orėt e mbrėmjes, nisur nga udhėtimi i largėt qė kanė, nga Ukraina ku aktivizohen, pėr nė kryeqytetin shqiptar. Konfirmohet nga sektori i ekipeve kombėtare nė FSHF, se nė grumbullim do tė jetė edhe mesfushori Lorik Cana, i cili ėshtė dėmtuar nė kėmbėn e majtė pak ditė mė parė, nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve, Bran Bergen-Marsejė. Gjendja e kosovarit do tė vėzhgohet nga stafi mjekėsor kuqezi, dhe mė pas do tė vendoset nėse ai do tė jetė nė fushė apo jo. Ndėrkohė, ėshtė programuar qė kuqezinjtė tė zhvillojnė tė martėn dy seanca, pėr tė mbyllur kėshtu pėrgatitjet e shkurtra pėr anti-Lihtenshteinin. Siē dihet, trajneri kuqezi pėr kėtė miqėsore ka thirrur vetėm 18 lojtarė. Pėr gjithēka rreth zgjedhjeve tė tij dhe natyrisht gjendjes sė ekipit, Hani do tė tregojė nė konferencėn pėr shtyp tė martėn, nė orėn 13:30. Pas miqėsores me Poloninė mė 27 maj, Lihtenshtejni ėshtė prova e fundit para ndeshjes eliminatore me Suedinė, qė do tė luhet mė 6 shtator nė "Qemal Stafa". Pavarėsisht se Lihtenshtejni nuk ėshtė njė kundėrshtar i fortė, trajneri kuqezi ka thėnė se ndaj tyre do tė projektohet anti-Suedia. Pėr t'u theksuar ėshtė se Erion Bogdani nuk u planifikua nga Hani pėr kėtė miqėsore, teksa janė grumbulluar vetėm dy sulmues: Edmond Kapllani dhe Hamdi Salihi.

Ky i fundit ka shfaqur njė formė tė mirė me Riedin nė kampionatin austriak, ndėrsa Kapllani ishte ndėr mė tė dalluarit nė miqėsoret e Karlsruhes. Pėr sa i pėrket reparteve tė tjera, nė mbrojtje janė shtuar Admir Teli dhe Endri Vrapi, ndėrsa tė tjerėt janė tė zakonshmit. Mesfusha nuk ka surpriza, pasi edhe ajo qė mund tė quhet e tillė nuk ėshtė. Bėhet fjalė pėr pėrfshirjen e sallaksit Ansi Agolli, i programuar pėr t'u thirrur nga Hani qė nė miqėsoren me Poloninė. Agolli ka luajtur nė Finlandė me Vasėn dhe sė fundmi i ėshtė bashkuar Tiranės. Burime pranė holandezit pohojnė se Agolli ėshtė njė ndėr tė pėlqyerit e tij, pasi e ka vėzhguar nė grumbullimin e muajit janar qė kombėtarja zhvilloi nė Antalia tė Turqisė, me lojtarė kandidatė pėr ekipin kombėtar.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare