Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Lagerbak: “Nuk trembemi nga Shqipėria!”

07.09.2008 12:02 Sport - Burimi: Albania Sport

Gjithēka sekret. As formacion. As skemė. Katėr vjet mė parė trajneri suedez Lars Lagerbak shijoi njė humbje edhe pse me shije “miqėsore” me Shqipėrinė. Dy orėt e “kundrimit” tė impiantit ndėrkombėtar “Qemal Stafa” nga kati i pestė i hotelit mė luksoz nė Shqipėri, “Sheraton” (gati 100 metra larg stadiumit), i kanė mjaftuar 60-vjeēarit pėr tė kuptuar se aventura e tij e tretė nė eliminatoret e njė Kampionati Botėror (2002, 2006, 2010), mund tė fillojė edhe me njė humbje, dhe nė rast tė moskualifikimit pėr nė “Afrika e Jugut 2010”, mund tė pėrfundojė edhe me njė dorėehqje. Gjithsesi, Lagerbak deklaroi jo pa nervozizėm nė konferencėn e tij tė shtypit pėr median shqiptare e suedeze: “Unė nuk i trembem Shqipėrisė”.



Zoti Lagerbak nė ndeshjen e fundit (tė humbur kundėr Francės 2-3) keni ndryshuar skemėn. A do tė vazhdoni tė njėjtin eksperiment edhe nė ndeshjen kundėr Shqipėrisė?

- Nuk mund tė tregoj asgjė. Edhe formacionin nuk kam pse ta bėj tė ditur. Deri nė momentin e fundit do tė jetė sekret. Natyrshėm, qė disa lojtarė kohėt e fundit kanė treguar shenja lodhje.

Para katėr vjetėsh keni humbur me Shqipėrinė nė njė ndeshje miqėsore. Ēfarė prisni nga ballafaqimi zyrtar?

- Me siguri do tė presim njė ndeshje shumė tė vėshtirė. Unė mendoj se ekipi shqiptar ėshtė po ai si para katėr viteve. Ka lojtarė shumė tė aftė, shumė tė zotė. Luajnė shumė mirė e janė tė rrezikshėm para portės. Besoj se nesėr do tė jetė njė ndeshje shumė e fortė.

Keni disa mungesa, Elmander, Svenson, Vilhelmson. Sa ju shqetėson kjo gjė?

- Dua tė jem i sinqertė. Mungesat mė shqetėsojnė. Pėrveē Svensonit e Vilhelmson ne kemi edhe disa lojtarė tė tjerė tė mirė, qė nuk mundėn tė bashkohen me grupin.

Sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju rezultati i ndeshjes sė parė?

- Tė gjitha ndeshjet ndėrkombėtare janė si njė finale. Nuk ka rėndėsi ndeshja e parė apo tė tjerat nė ndeshjet nė grupe. Sigurisht qė kemi ardhur pėr tė marrė pikė. Edhe sikur tė marrim njė rezultat tjetėr, ne duhet tė mendojmė pėr anėn psikologjike tė grupit tė lojtarėve, pavarėsisht nga rezultati. Ne do tė luftojmė tė bėjmė mė tė mirėn.

Pasi keni humbur ndeshjen e fundit, a do tė ishit i kėnaqur me njė barazim nė Tiranė?

- Nėse Shqipėria do tė luajė mirė, mė tė vėrtetė do tė isha i kėnaqur edhe me njė barazim.

Cila ėshtė gjėndja e Ibrahimoviēit dhe a e shihni si liderin e ekipit tuaj?

- Sigurisht qė Zlatan Ibrahimoviē ėshtė lojtari mė i mirė qė ne kemi. Ai jep njė kontribut tė madh nė skuadėr. Ne jemi tė shqetėsuar pėr problemet me gjurin e tij, pasi ndonjėherė ndjen edhe ndonjė dhimbje tė vogėl. Ndeshjet e fundit me Interin ka luajtur shumė mirė. Edhe me stėrvitjen me skuadrėn kombėtare nė Stokholm ka qenė nė njė formė tė mirė.

Nė rast se Suedia nuk do tė arrijė tė kualifikohet pėr nė Botėror, a do ta jepni dorėheqjen pas dhjetė vitesh nė bankinėn e pėrfaqėsueses?

- Nuk e di. Nuk besoj se nuk do tė kualifikohemi. Megjithatė, unė kam njė kontratė me federatėn qė skadon pas pėrfundimit tė Kampionatit Botėror 2010.

Suedia ka humbur tri ndeshjet e fundit, dy nė Euro 2008 e njė miqėsore me Francėn. A mendoni se kjo seri negative mund tė ndodhė Tiranė?

- Pavarėsisht se kemi humbur, unė jam optimist se do tė bėjmė mė tė mirėn nė Tiranė. Do tė pėrpiqemi me tė gjitha mėnyrat pėr tė fituar ndeshjen.

Kė vlerėsoni si mė tė rrezikshėm nga rivalėt dy vendet e para nė grupin tonė?

- Tė them tė drejtėn ėshtė grup shumė i vėshtirė. Do tė impenjohemi maksimalisht nė tė gjitha ndeshjet. Personalisht si ekipin mė tė fortė e mė favorit shoh Portugalinė. Nuk kam asnjė dyshim pėr kėtė.

Sa ėshtė e pėrgatitur fizikisht Suedia pėr tė pėrballuar edhe kohėn e nxehtė nė Shqipėri?

- Ėshtė pak e habitshme tė diskutosh kondicionin fizik tė ekipit suedez. Arma mė e fortė e lojės sonė mbėshteten pikėrisht nė anėn fizike. Mendoj se lojtarėt tanė do tė jenė tė freskėt fizikisht deri nė pėrfundim tė ndeshjes, ku shpresojmė dhe ta fitojmė.

Me aq sa njihni ekipi shqiptar, nga kush keni frikė?

Shqipėria nė mesfushė e nė sulm ka lojtarė shuam tė aftė e zgjuar. Unė mendoj se ekipi juaj ka dobėsi nė mbrojtje.

(Gazetar suedez) Nė eliminatoret e Kampionatit Europian, Shqipėria bėri paraqitje shumė tė mirė kundėr Holandės e Bullgarisė. A keni menduar se kjo gjė mund tė ndodhė edhe me Suedinė?

- Nuk i trembemi aspak Shqipėrisė. E theksoj nuk trembemi. Do tė luajmė futbollin tonė, ashtu siē kemi luajtur kundėr skuadrave tė tjera. Shqipėria ka bėrė ndeshje shumė tė mira nė eliminatoret e Kampionatit Europian. Ne do tė mundohemi me tė gjitha mėnyrat tė pėrballojmė Shqipėrinė nė shtėpinė e saj.

(Gazetar suedez) Do tė pėrballeni me njė trajner si Ari Han. Ai druheni nga ndonjė kurth prej holandezit?

- Holanda ėshtė njė vend qė prodhon shumė trajnerė tė mirė. Njė nga kėta ėshtė dhe Ari Han. Ai ėshtė njė trajner, i cili ka bėrė shkollėn e trajnerit tė famshėm holandes Rinus Mishels. Ai ėshtė i njohur pėr njohuritė e tij nė futboll e leksionet qė u ka dhėnė shumė trajnerėve. Ashtu si dhe trajnerėt e tjerė holandezė, edhe Han qėndron nė tė njėjtin nivel.







SHQIPĖRI-SUEDI

BASTET 1 X 2

Bet365 5.50 3.60 1.57

Expekt 5.45 3.45 1.65

Gamebookers 5.00 3.40 1.65

MyBet 5.00 3.60 1.60





SUEDIA



Portierė: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Ėiland (Elfsborg).



Mbrojtės: Andreas Granqvist (Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Vendt (FC Copenhagen).



Mesfushorė: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Olympique Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham City), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian Vilhelmsson (Al-Hilal).

Sulmues: Marcus Berg (Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Ėerder Bremen).



Kampionati Botėror 2010

Ndeshjet kualifikuese

Zona evropiane





Grupi 1

06.09.08 Shqipėri - Suedi

06.09.08 Maltė - Portugali

06.09.08 Hungari - Danimarkė

10.09.08 Suedi - Hungari

10.09.08 Portugali - Danimarkė

10.09.08 Shqipėri - Maltė

11.10.08 Hungari - Shqipėri

11.10.08 Danimarkė - Maltė

11.10.08 Suedi - Portugali

15.10.08 Maltė - Hungari

15.10.08 Portugali - Shqipėri

11.02.09 Maltė - Shqipėri

28.03.09 Maltė - Danimarkė

28.03.09 Shqipėri - Hungari

28.03.09 Portugali - Suedi

01.04.09 Hungari - Maltė

01.04.09 Danimarkė - Shqipėri

06.06.09 Shqipėri - Portugali

06.06.09 Suedi - Danimarkė

10.06.09 Suedi - Maltė

05.09.09 Danimarkė - Portugali

05.09.09 Hungari - Suedi

09.09.09 Hungari - Portugali

09.09.09 Maltė - Suedi

09.09.09 Shqipėri - Danimarkė

10.10.09 Portugali - Hungari

10.10.09 Danimarkė - Suedi

14.10.09 Danimarkė - Hungari

14.10.09 Portugali - Maltė

14.10.09 Suedi - Shqipėri





Grupi 2

06.09.08 Moldavi - Letoni

06.09.08 Izrael - Zvicėr

06.09.08 Luksemburg - Greqi



Grupi 3

06.09.08 Sllovaki - Irelandė V.

06.09.08 Poloni - Slloveni



Grupi 4

06.09.08 Uells - Azerbajxhan

06.09.08 Lihtenshtejn - Gjermani



Grupi 5

06.09.08 Armeni - Turqi

06.09.08 Belgjikė - Estoni

06.09.08 Spanjė - Bosnjė



Grupi 6

20.08.08 Kazakistan – Andora 3-0

06.09.08 Andora - Angli

06.09.08 Ukrainė - Bjellorusi

06.09.08 Kroaci - Kazakistan





Grupi 7

06.09.08 Austri - Francė

06.09.08 Serbi - I.Faroe

06.09.08 Rumani - Lituani



Grupi 8

06.09.08 Gjeorgji - Irlandė

06.09.08 Mali i Zi - Bullgari

06.09.08 Qipro - Itali



Grupi 9

06.09.08 Norvegji - Islandė

06.09.08 Maqedoni - Skoci



E Premte, 05 Shtator 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare