Majkell Felps: Nuk do largohem nga sporti
18.08.2008 18:09 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Pavarėsisht miliona dollarėve tė fituar me 8 medaljet nė Pekin, Majkėll Felps nuk ka aspak ndėrmend tė ndalojė. Notari amerikan dėshiron tė garojė edhe pėr 4 vjet, pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Londrės.
Edhe pse arriti misionin e tij nė jetė duke thyer rekordin e 8 medaljeve nė njė Olimpiadė, Majkėll Felps nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet nga sporti. Notari amerikan mund tė rrinte dhe tė shijonte milionat e dollarėve qė do tė pėrfitojė pas Lojėrave tė Pekinit, por nė fakt nuk ėshtė aspak kėshtu. Felps ka deklaruar se do tė jetė edhe nė Olimpiadėn e Londrės nė vitin 2012, duke synuar qė ta ēojė rekordin e tij nė 9 medalje. “Nuk ia kamn idenė se kur do tė dalė sėrish tė stėrvitem, pasi pėr momentin do tė mundohem tė pushoj pak. Ndoshta nuk do tė qėndroj gjatė me pushime, pasi unė jam mėsuar tė jem gjithnjė aktiv, tė lėviz dhe tė stėrvitem”, deklaroi Felps nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nga sponsorja e tij kryesore, kompania e kartave tė kreditit Viza. Majkėll Felps e ka kaluar vitin e fundit nė pishinė, duke bėrė mijėra xhiro pėr tė arritur objektivin e tij. Pėr tė ardhmen, Felps thotė se bashkė me trajnerin e tij Bob Bauman, do tė provojnė programe tė reja stėrvitje, ku do tė tentojė tė pėrmirėsohet nė stilin flutur dhe nė 100 metra stil i lirė. Turneu i parė ku Felps do tė marrė pjesė pas Olimpiadės, ėshtė kampionati botėror qė do tė zhvillohet nė Romė nė vitin 2009.
(a.r/balkanweb)
lajme.parajsa.com

































