Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Murinjo: Shevēenko te Milani ishte si princ

28.08.2008 12:02 Sport - Burimi: Balkanweb Sport

 

Asnjė problem me Shevēenkon dhe njė urim nė dukje i sinqertė: Fat tė mbarė te Milani! Hoze Murinjo, nė njė intervistė dhėnė pėr "feelfoot-ball.com", ka pėr-gėnjeshtruar fjalėt e hapura pak kohė mė parė pėr njė sherr tė vazhdueshėm mes tij dhe ukrainasit. "Besoj se nė tė ardhmen mund tė jetė njė lojtar me cilėsi, por ka nevojė pėr ndryshim, pėr njė ambient tjetėr pėr tė qenė i lumtur", ka thėnė tekniku i Interit. "Kur e mora te Ēelsi, ai nuk ishte njė opsion i parė. Unė kisha kėrkuar njė lojtar tjetėr dhe klubi po bėnte gjithēka pėr ta marrė, por nuk arriti pėr arsye tė ndryshme. Dhe kur mė thanė emrin e Shevēenkos, thashė menjėherė "po", sepse ėshtė lojtar cilėsor". Sipas Murinjos, shkaku i dėshtimit nė Londėr lidhet me mėnyrėn sesi ukrainasi trajtohej nė Milano. "Ishte si njė princ, por tek Ēelsi filozofia jonė ishte ndryshe. Nuk kishim princėr, tė gjithė ishin njėsoj, tė gjithė duhet tė punonin njėsoj dhe ta meritonin pėr tė luajtur. Pėr kėtė mendoj se ai humbi besimin tek vetja. Pastaj kishte dhe faktorė tė tjerė si njė jetė ndryshe, gjuhė tjetėr, kampionat tjetėr", shpjegon portugezi. Ndėrkaq, zėri i vetėm kundėr ardhjes sė Shevēenkos, dje ka qenė Kostakurta. "Nuk do ta merrja te Milani", tha ai.

(Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare