Ndėshkues tė grekėve nė kupat e Europės
29.08.2008 12:03 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Klodian Duro ka shkėlqyer dje pėr Omonian, duke shėnuar dy gola pėrballė AEK-ut
Dy "kryevepra" tė Klodian Duros kanė eliminuar AEK-un, nė ndeshjen e vlefshme pėr turin e dytė tė Kupės UEFA. Pas portierit Arjan Beqaj, qė nxori jashtė loje Olimpiakosin, kėtė herė ėshtė shqiptari i Omonias, Duro, ai qė ndėshkon njė tjetėr ekip helen. Mesfushori i kombėtares ka qenė nė njė ditė tė shkėlqyer, teksa pėrveē dy golave, goditi edhe shtyllėn. Numri 21 i Omonias realizoi nė minutėn e 10 tė, me njė gjuajtje nga jashtė zone, duke shuar shpresat e AEK-ut, qė kėrkonte medoemos kualifikimin, pas humbjes nė ndeshjen e parė nė Athinė. Megjithatė, skuadra greke arrin tė barazojė, por nė pjesėn e dytė mbetet me njė lojtar mė pak, pas daljes se sulmuesit Skoko me karton tė kuq. Nė minutėn e 70-tė, pasimin e saktė tė kapitenit Okas, Klodian Duro e kthen nė gol, falė njė goditjeje fluturimthi nė ecje sipėr. AEK-u barazon nė fund, por sa pėr statistikė, pasi dy golat e shqiptarit e ēuan atė nė "shtėpi". Paraqitjen e shkėlqyer tė Duros e vlerėsuan shumė edhe mediat qipriote. "Kėmbėt e arta tė lojtarit shqiptar i dhuruan kualifikimin historik Omonias,"- citonte pėr Klodian Duron uebsajti "protathlima.com.cy.". Ndėrkohė, nė ndeshjen Sllaven Belupo-Aris, pėr kėtė tė fundit mbrojtėsi i kombėtares, Kristi Vangjeli, ka zhgėnjyer. Edhe pse e nisi si titullar, ai u zėvendėsua nė minutėn e 32-tė. Arisi u eliminua pas humbjes 2-0 me ekipin kroat. Njė kualifikim tė bukur ka arritur edhe Rozenborgu i sulmuesit kuqezi, Besart Berisha, qė fitoi 5-0 me Djugardenin. Berisha u aktivizua vetėm nė 45 minutat e para, duke mos arritur tė shėnojė nė kėtė fitore tė thellė.
lajme.parajsa.com

































