Nesėr nė konkurrim Romela Begaj
18.08.2008 18:03 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Romela Begaj hap siparin olimpik pėr peshėngritjen shqiptare. Ajo do tė konkurrojė nė peshėn 58 kg mes 12 konkurrenteve. Ėshtė e vetmja peshėngritėse qė nė deklarimet para garės ėshtė klasifikuar nė baterinė A. Por nuk do tė jetė aspak e lehtė pėr Begajn tė hyjė nė zonėn e medaljeve. Peshėngritėsja ka deklaruar 220 kg nė dygarėsh, ndėrkohė qė kinezja Yanqing Chen, qė pretendon medaljen e artė, ka shkuar nė shifrat 240 kg nė dygarės e ndjekur nga rusja Marina Shainova me 230 kg, tajlandezja Ėande Kameaim dhe koreania Jong Ae po me 230 kg. Kėshtu, zona e medaljes duket tė jetė e pamundur pėr shqiptaren Begaj, e cila para nisjes ka premtuar se do tė sjellė medaljen e parė olimpike nė Shqipėri.
lajme.parajsa.com

































