Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Nis Supeliga, bashkė me topin dhe intrigat

25.08.2008 18:02 Sport - Burimi: Albania Sport

Tani fjalėn e ka topi. Futbolli shqiptar sot rinis pėr herė tė 70-tė. Njė kampionat jubilar. Me Dinamon qė nis mbrojtjen e titullit kundėr Teutės nė “Selman Stėrmasi”, atje ku dhe fitoi trofeun e 17-tė e te Vllaznia, qė pasi ėshtė ndeshur me Napolin e Serisė A nė “Loro Boriēi” pret rekordmenėt shqiptarė, Tiranėn. Njė sezon i ri me ambicie dhe objektiva tė rinj, si pėr dy trofetė, titullin kampion e fitimin e Kupės sė Shqipėrisė (edicioni i 57-tė i saj), por dhe pėr tė mbijetuar nė elitėn e 12 mė tė mirėve.

EUROPA – Llogaritė, si pėr shpenzimet marramendėse nė merkato ashtu dhe pėr tė pėrcaktuar ekipet e mėdha, kanė njė objektiv: Zona Europiane. Liga e Kampioneve, Kupa UEFA e ajo Intertoto (nė edicionin e saj tė fundit) janė ato qė intrigojnė gjithēka nė “topkėmbėn shqiptare. Europa. Ajo qė kthen futbollin shqiptar te kufijtė e rivalitetit, por dhe qė prodhon edhe “akuzat”. Tė qenit nė kompeticionet ndėrkombėtare ėshtė njė mundėsi e mirė pėr klubet pėr tė kompensuar sadopak financat e varfra tė klubeve. Prandaj tė gjithė grinden shpesh. Zyrtarėt me deklarata e futbollistėt nė fushėn e lojės. Ndonjėherė ndodhin edhe grushtet. Shpesh edhe penalltitė e dhuruara.

MBIJETESA - Lufta pėr mbijetesė ėshtė akoma dhe mė e fortė. Lum kush ka kėllqe e miq. Dy vendet e fundit nė fund tė sezonit do tu duhet t’i japin fund pranisė sė tyre nė Superiore, ndėrsa dy tė tjera, ato qė do tė renditen nė vendet 9-10, do tė luftojnė pėr “jetė a vdekje” nė “play-out” me dy vendet 3-4 e tė Kagorisė sė Parė pėr tė kompletuar listėn e ekipeve pėr sezonin 2009-2010. Njė luftė e vėrtetė pėr ti shpėtuar dy vendet e fundit, pak “oksigjen” mė shumė pėr dy vendet 9-10.

MERKATO - Skuadrat kanė shpenzuar jo pak nė merkato, pavarėsisht se lėvizjet kanė qenė mė shumė “largim” nga njė ekip e “afrim” te njė tjetėr. Lila lė Besėn pėr Tiranėn, Shehi shkon te Elbasani e rikthehet sėrish te Partizani. Tė kuqtė pėrjashtojnė Shkėmbin e Beqirin. Gjithsesi, edhe “legjionarė” kanė mbėrritur nė Shqipėri: sulmuesi Migen Memelli nga Gais i Suedisė te Tirana e sulmuesi tjetėr Sabino Plaku nga Hamkam i Norvegjisė te Dinamo (i huazuar) pritet t’i japin bukuri futbollit tonė.

SHTEGĖTIMET – Megjithatė, futbollit shqiptar do t’i mungojė kėtė sezon finesa e Klodian Duros (tashmė te Omonia Nikosia e Qipros), virtuoziteti i Jahmir Hykės (Mainc 05, Gjėrmani) apo dhe potenca nė sulm e Xhevair Sukajt (Genēlerbirligi, Turqi).

KROATĖT – Si kurrė mė parė (njė rekord ky) nė bankinat shqiptare janė ulur tre trajnerė kroatė: Zllatko Daliē te Dinamo (sapo fitoi Superkupėn), Blazh Slishkoviē te Tirana (synon dy trofetė) e Slavko Kovaēiē te Flamurtari (nė sezonin e tij tė dytė). Bankinat e tjera kanė ndryshuar jo pak: Mirel Josa ėshtė te Elbasani, Agim Canaj te Vllaznia, Sulejman Starova te Teuta. Tė palėvizurit janė shumė pak: Hasan Lika (Partizani), Gugash Magani (Shkumbini), Iljaz Haxhiaj (Besa).

ABRAHAM – Cili ekip merr nė forcė nigerianin Abraham Alcheveny ai fiton titullin. Mbrojtėsi i majtė mban njė rekord unikal. Ėshtė lojtari i vetėm i huaj qė ka fituar titullin kampion rresht me tri skuadra tė ndryshme: Elbasanin (2005-2006), Tiranėn (2006-2007) e Dinamon (2007-2008). Nigeriani ėshtė pjesė e Tiranės, klubit mė tė pasur nė Shqipėri. Tė vazhdojė tė thellojė rekordin? Pse jo.

NUMRAT

12 - Ekipe marrin pjesė nė Kategorinė Superiore

3 -Faza me nga 11 ndeshje ka kampionati kombėtar

198 - Ndeshje nė total do tė zhvillohen gjatė 3 fazave



E Hene, 25 Gusht 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare