Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Njė serb kundėr Skelės, mesfusha kthehet nė “zonė lufte”

27.08.2008 12:03 Sport - Burimi: Albania Sport

Njė serb kundėr Ervin Skelės te Energi Kotbusi. Dhe luajnė tė dy tė njėjtin rol. Atė tė “plejmejkėrit”. Edhe pse pėr trajnerin e Kotbusit, sllovenin Bojan Prasnikar, bėhet fjalė vetėm pėr njė eksperiment.

Dushan Vasiljeviē ishte nė fakt njeriu qė tėrhoqi mė shumė vėmendjen nė ndeshjen e fundit tė Energisė nė transfertėn e mbyllur nė barazim 0-0 me Hanoverin e Altin Lalės.

Trajneri e kishte vendosur pikėrisht nė vendin e Ervin Skelės, i cili dy ditė mė parė kishte luajtur pėr Shqipėrinė nė ndeshjen kundėr Lihteshtejnit (2-0). Mediat lokale gjermanen tė afėrta me Energi Kotbus e cilėsuan atė njė eksperiment interesant.

“Nė kėtė pozicion unė kam luajtur gjithmonė nė Jugosllavi e Hungari, thuajse gjithė kohėn time tė futbollit”, - thotė serbi i kėnaqur nga loja e tij.

Nė fakt, serbi ėshtė prej tetė muajsh “hija e Skelės” nė zonėn mė tė bukur tė mesfushės, atje ku futbolli kthehet nė art. 26-vjeēari Vasiljeviē mbėrriti te Energi gjatė merkatos sė janarit nga klubi hungarez Rakoshi Kaposvar, por kaloi gjashtė muaj tė vėshtirė te Energi Kotbus, duke luajtur nė 12 ndeshje, vetėm dy herė nga minuta e parė.

Nė fazėn e nxehtė tė mbijetėsės ishte Ervin Skela heroi i Energisė nė ndeshjet e kthimit: shtatė gola dhe gjashtė asistė e dhanė shqiptarit qartėsisht argumentet mė tė mira nė favor tė tij.

Gjithsesi, kur Skela hyri nė pjesėn e dytė nė ndeshjen e sė premtes sė kaluar kundėr Hanoverit (0-0), serbi i hapė rrugė shqiptarit, duke u zhvendosur nė krahun e majtė, ndėrkohė qė Ervini morri rolin e dirigjentit nė barazimin e bukur, pas asaj humbje shkatėrruese 0-3 me Hofenheimmin nė shtėpi.

Vetė trajneri Prasnikar e vlerėson serbin pėr anėn luftarake tė lojės sė tij, por nuk e krahason kurrė me virtuozitetin e Skelės. Cilėsi pėr tė cilėn shqiptari vlerėsohet edhe si njė nga mė tė mirėt nė Bundesligė. Teksa sezonin e kaluar ishte mesfushori i vetėm me 34 ndeshje tė plota dhe i pesti lojtari i Bundesligės pėr minutat e luajtura. Gjithsesi, pėr 31-vjeēarin Skela te Energi Kotbus ndodhet njė “armik” mė shumė, pėr mė tepėr qė vjen nga njė vend si Serbia.



E Marte, 26 Gusht 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare