Partizanit i bie "vlera" e pretendentit javėn e dytė
03.09.2008 12:04 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Vlllaznia ka fituar 2-1 nė "Qemal Stafa", duke treguar se do tė jetė ajo pretendente serioze dhe jo tė kuqtė
E konsideruar si ndeshja mė e rėndėsishme e javės sė dytė tė superligės, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisė, e zhvilluar dje nė stadiumin "Qemal Stafa", ėshtė mbyllur me fitoren 2-1 tė shkodranėve. Eshtė fitorja e parė pėr Vllazninė, qė i bashkohet kėshtu grupit kryesues (Dinamo, Tirana, Elbasani, Apolonia), me 4 pikė tė grumbulluara nė 2 javė. Shkodranėt e kanė diktuar ndeshjen e djeshme, pasi Partizani nuk ka pasur forcėn e duhur pėr tė marrė diēka nė kėtė 90-minutėsh. Kapiteni Sinani e ka kaluar Vllazninė nė epėrsi nė pjesėn e parė, kurse Dhėmbi e ka dyfishuar rezultatin nė pjesėn e dytė, duke ndėshkuar ish-skuadrėn e tij. Karapici ka zgjuar mė pas shpresat e Partizanit pėr njė barazim tė mundshėm, por shkodranėt janė mbrojtur mirė dhe nė fund i kanė merituar 3 pikėt. Vllaznia, pas barazimit me Tiranėn dhe fitores sė djeshme me tė kuqtė, konfirmohet si njė pretendente e denjė, ndėrsa Partizanit i ka rėnė "vlera" nė javėn e dytė, sepse ka zhgėnjyer nė "Qemal Stafa", aq sa ka krijuar idenė se fitorja nė Lushnjė ka qenė mė tepėr njė rastėsi.
Nė javėn e dytė kanė shijuar fitoret e para edhe Apolonia, qė mundi Lushnjėn 2-0 nė "Loni Papuēiu", si dhe Elbasani, qė ka marrė 3 pikėt nė Vlorė, falė njė goli tė Merxhės nė minutat shtesė.
Tė shtunėn kanė fituar edhe skuadrat e tjera pretendente: Dinamo, Tirana dhe Besa. Pas dy javėve tė para, asnjė skuadėr nuk ka arritur tė marrė pikė tė plota, kurse Bylisi dhe Lushnja ende nuk kanė shijuar pikėn e parė. Java e ardhshme do tė jetė pushim, pėr shkak tė angazhimit tė kombėtares tonė nė ndeshjen eleminatore me Suedinė, kėshtu qė skuadrat kanė 2 javė kohė tė pėrgatiten pėr sfidėn e radhės nė kampionat.
Superliga, java e dytė
Dje
Partizani – Vllaznia 1-2
Apolonia – Lushnja 2-0
Flamurtari – Elbasani 0-1
Tė shtunė
Dinamo – Shkumbini 3-1
Bylis – Besa 2-3
Teuta – Tirana 0-1
Renditja
1. Dinamo 4 pikė
2. Apolonia 4
3. Tirana 4
4. Elbasani 4
5. Vllaznia 4
6. Shkumbini 3
7. Flamurtari 3
8. Besa 3
9. Partizani 3
10. Teuta 1
11. Lushnja 0
12. Bylis 0
Kategoria e parė
Dje
Besėlidhja – Luftėtari 0-3
Ada – Burreli 0-3
Pogradeci – Kastrioti 0-1
Tė shtunė
Skėnderbeu – Dajti 1-0
Sopoti – Laēi 0-1
Naftėtari – Bilisht-S. 1-0
Gramozi – Tėrbuni 1-0
Turbina – Skrapari 1-0
lajme.parajsa.com

































