Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Pas dy vjetesh, Yamaha mund te festoje serish

18.08.2008 12:03 Sport - Burimi: Koha Jone Sport


E Hene, 18 Gusht 2008

Titulli i tete si kampion bote eshte me afer. Valentino Rosi triumfon ne Brno dhe, duke perfituar nga rrezimi i Kejsi Stonerit, e con diferencen ne 50 pike ne klasifikim kundrejt pilotit te Ducati kur duhen dhe gjashte gara nga fundi. Per Rosin eshte fitorja e peste sezonale, e dyta radhazi pas Laguna Sekes. Edhe ne Kaliforni Stoner u rrezua, duke arritur gjithsesi te klasifikohej i dyti. Per Rosin ka qene pikerisht fitorja ne Amerike celesi i suksesit: "Mendoj se fitorja ne Laguna Seka mbase ka lekundur mendimet e Stonerit, por ka qene shume e rendesishme per mua. Ishte i rendesishem per moralin tim dhe te skuadres. Per tre gara Stoner na shtiu te dridhurat, ishte e veshtire per ne te reagonim, por ne Laguna treguam se mund ta mposhtim. Sot ishte me e lehte se ne Laguna sepse ishim me afer me Ducati ne gare. 50 pike avantazh ne kampionat kane vertet rendesi". Ne gare, Rosi ishte pas Stonerit por ishte i sigurt se mund ta parakalonte. "Sot, Xheremi Burzhe, shefi im i mekanikes, beri nje modifikim ne sekonden e fundit dhe na beri te fitojme dhe dy te dhjeta ne disa kthesa te pistes ku me pare humbisnim. Permiresuam balancimin e peshes pas motorit, ai kthehej me mire. Kisha dhe gomat e duhura per te garuar shpejt. Stoneri po garonte fort, por une besoja se do te rikuperoja. E shikoja ne veshtiresi, por fatkeqesisht ai rreshqiti. Po ecte shpejt. Ndodh edhe keshtu.Une u nisa mire, por Hopkins me kaloi. Ne fund te xhiros se pare e kuptova se do te ishte e veshtire per mua te merrja arratine. Sot pata nje deja-vu, me dukej sikur para meje me motor te kuq ishte Maks Biaxhi qe gjithashtu u rrezua." Ka perfunduar komentet e tij rreth gares piloti italian i Yamaha.





Renditja

Valentino Rosi eshte ne krye te kampionatit boteror me 237 pike, 50 me shume se Stoneri qe ka grumbulluar 187 pike. Ne vend te trete rendiet Pedroza me 172 pike. Duket se fatet e titullit boteror jane permbushur.








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare