Pekin 2008, tregu i zi i shtrenjton dhjetėfish biletat
17.08.2008 17:34 Sport - Burimi: SHQIP Sport
Biletat olimpike pėr tė ndjekur Olimpiadėn e Pekinit pėrfundojnė nė tregun e zi, ku po shiten nga spekulatorėt me dhjetėfishin e ēmimit tė tyre fillestar. Tregu i zi i biletave ka lulėzuar fuqishėm nė rrugėt e Pekinit e sidomos nė afėrsi tė stadiumit olimpik ku po zhvillohen edhe garat mė tė rėndėsishme nė kėtė olimpiadė. Sipas njė agjencie kineze lajmesh, nuk janė vetėm kinezėt tė pėrfshirė nė kėtė tregti tė zezė, por edhe shtetas evropianė, tė cilėt po pėrfitojnė nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Kjo tregti po zhvillohet pėrpara syve tė policėve, tė cilėt nuk po e ndalin kėtė tregti tė dėmshme pėr shitėsit e rregullt. "Polica ėshtė pėr tė vėnė rregull, por edhe pėr tė hedhur sytė se ēfarė po ndodh me biletat e paligjshme", u shpreh Zhou Haixin, njė shitės i rregullt i biletave tė Lojėrave Olimpike. Shuma pėr pėrfituesit nė tregun e rrugės ėshtė me tė vėrtetė shumė e madhe, pasi ata pėrfitojnė 10-fish mė shumė se nė tregun normal tė Pekinit. Biletat mė tė mėdha nė treg janė blerė pėr tė parė gjigantin amerikan tė notit, Majkėll Felps. Dje nė tregun e zi tė Pekinit biletat shiteshin me nga 4 mijė jenė, vlerė e pėrafėrt me 480 dollarė dhe ēmimi i vėrtetė i njė bilete olimpike mesatarja ka arritur te 150 jen si ēmim fillestar. Sipas parashikuesve tė kėtij tregu, njė biletė nė tregun e zi do tė shkojė edhe deri nė 5 mijė jen, pasi nė stadiumin plimpik do tė garojė ikona e sportit kinez, Liu Xiang, nė not. Organizatorėt deklaruan se biletat janė shitur qė pėrpara fillimit tė Lojėrave Olimpike, por qė realisht nė shumė gara ka pasur vende tė lira nė stadiume dhe pėr kėtė arsye biletat kanė pėrfunduar nė tregun e zi dhe po shiten me njė ēmim marramendės. Sipas agjencisė kineze "Xinhua", deri tani, nė tregun e zi, janė shitur mė shumė se 340 bileta. Njė polic nė Pekin, qė nuk pranon tė identifikohet, deklaroi se njė qytetar gjerman i kishte ofruar atij disa bileta qė varionin me ēmim 10 deri nė 24 herė mė tė lartė se ai fillestar i njė bilete olimpike. Blerėsit e biletave nė tregun e zi janė kryesisht tė sporteve tė notit, atletikės, tenisit, futbollit e boksit.
lajme.parajsa.com

































