Pekin, Shqipėria mbyll garėn, eliminohet Prizreni
20.08.2008 18:00 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
PEKIN- Shuhet dhe shpresa e fundit e pėrfaqėsueses Kombėtare nė Lojrat Olimpike “Pekin 2008”. Mundėsi kosovar Sait Prizreni i cili mbajti dhe flamurin e delegacionit shqiptar nė ceremoninė e hapjes sė lojrave, u mund nga Bazarguev. Sait Prizreni u eliminua nė raundin e II duke mbyllur pėrfundimisht garėn e tij, por edhe tė gjithė pėrfaqėsueses shqiptare. Pėrvec peshėngritėses Romela Bega, e cila zuri vendin e gjashtė nė botė nė peshėn 58 kilogram, duke ngritur 216 kilogram nė dy garėsh, asnjė atlet tjetėr shqiptar nuk arriti tė zinte vend tė mirė nė kėto lojra Olimpike.
Tre ditė mė parė mė 16 gusht atletja shqiptare Klodiana Shala nuk arriti tė kualifikohet nė garėn 400 metra. Atletja shqiptare doli e 7-ta nė baterinė e saj kualifikuese dhe e 46-ta nė pėrfundim tė garės, duke shėnuar kohėn 54.84 sekonda. Me kėtė rezultat Shala nuk arriti tė vendosė as rekordin e saj personal.
Mė 15 gusht atleti Dorian Collaku konkuroi nė garėn pėr hedhjen e ēekiēit. Nė renditjen pėrfundimtare Ēollaku u rendit i 28-ti nga, duke mos u kualifikuar nė fazėn finale tė kėsaj disipline. Pas tre provave, Collaku arriti deri nė 70.98 metra, njė provė qė ishte 6 metra mė e vogėl se rekordi i tij personal. Sportisti kuqezi mundi tė lėrė pas vetėm argjentinasin Inacio Huan Seria me 70.16 metra. Gjithsesi, rezultati i 31-vjeēarit ishte mė i mirė se ai i arritur nė Lojėrat Olimpike "Athinė 2004", ku arriti nė 70.06 metra.
As notarja shqiptare Rovena Marku nuk arriti tė kualifikohej pėr nė fazėn gjysmėfinale tė garės 50 metra stil i lirė, qė u zhvilluan mė 15 gusht. Megjithatė ajo theu rekordin kombėtar me gati 0.60 sekonda, ēka ishte edhe objektivi i saj nė Olimpiadėn kineze.
Mė 14 gusht garoi sportisti mė i ri i delegacionit shqiptar nė lojrat Olimpike. Sidni Hoxha,vetėm 16 vjec, garoi nė not 50 metra stil i lirė. Ai arriti kohėn prej 24.56 sekonda, duke thyer rekordin kombėtar, por ky rezultat nuk e lejoi tė kualifikohet nė gjysmė finale. 16 vjecari Sidni Hoxha arriti vendin e dytė nė baterinė e tij kualifikuese.
Mė 14 gusht konkuroi dhe mundėsi shqiptar Elis Guri. Ai e mbylli garėn duke qenė fare pranė medaljes sė bronxit. Guri u eliminua nga mundėsi Korean Han Tye Yeong, nė mundje greko- romake nė peshėn 96 kilogram.
Mė 13 gusht qitėsja shqiptare Lindita Kodra konkuroi nė garėn qitje me pistoletė nė 25 metra dhe u rendit e 35-ta nė provat kualifikuese. Ajo arriti tė grumbullojė njė total prej 283 pikėsh pas 3 serive gjuajtjesh. Edhe nė garėn qitje me pistoletė nė ajėr nga 10 metra, qė u zhvillua mė 10 gusht qitėsja kuksiane nuk arriti rezultat tė mirė. Ajo u rendit e 40 nga 44 konkurentėt qė morėn pjesė nė kėtė garė.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































