Petriv, ukrainasi qė mori medalje tė artė nė qitje
17.08.2008 17:34 Sport - Burimi: SHQIP Sport
Oleksandr Petriv nga Ukraina ka parakaluar gjermanin Ralf Schumann, rekordmen ndėr vite nė sportin e qitjes dhe pėr pasojė ka arritur tė rrėmbejė medaljen e artė nė Olimpiadėn e Pekinit nė qitje 25 metra distancė. Pas 15 garave nė sportin e qitjes, deri tani dominimi ėshtė i Kinės qė ka arritur tė grumbullojė plot katėr medalje tė arta e ndjekur mė pas nga Ēekia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me nga dy medalje. India, Finlanda, Koreja e Jugut dhe Italia kanė arritur qė tė fitojnė medaljet e tjera nė Olimpiadė. Kampioni aktual i botės, qė deri dje mbante kėtė rekord, Georgios Achilleos nga Qipro, nė garėn e djeshme nė qitje, distancė 25 mera pėrfundoi i pesti, duke zhgėnjyer tė gjithė me kėtė rezultat. Petriv, 34 vjeē, merr pjesė pėr herė tė parė nė olimpiadė, dhe kėtė radhė ka vendosur rekord botėror nė gjuajtje me pistoletė nė distancėn 25 metra me pikė 780,2. Ralf Schumann, 46-vjeēar qė ka dominuar Lojėrat Olimpike dhe disiplinėn e qitjes me pistoletė nė 25 metra, por qė nuk ka qenė nė gjendje qė tė rivalizojė deri nė fund dhe tė kapė kreun pėrpara ukrainasit Petriv. Schumann arriti tė grumbullonte gjithsej njė pikavantazh prej 779,5 dhe nuk shkoi mė shumė se sa njė medalje argjendi. Medaljet e arit tė fituara nga gjermani Schumann kanė qenė nė Barcelonė, viti i Lojėrave Olimpike 1992, Atlanta 1996, Athina 2004 dhe njė medalje argjendi nė Lojėrat Olimpike tė zhvilluara nė Seul nė vitin 1988. Petriv, pas garės, ėshtė shprehur shumė i lumtur pėr arritjen e gjetjes sė kohės mė tė mirė dhe natyrisht gėzimit pėr medaljen e artė.
lajme.parajsa.com

































