Poci: Martesa trofeu i pare, kampionati i dyti
17.05.2008 11:50 Sport - Burimi: Koha Jone Sport
E Shtune, 17 Maj 2008
Jeton Selimi
Ne kete moment, kur kampionati ka arritur ne piken me kulmore te tij, do te jene me te qetet ata qe do te triumfojne". E thene nga nje qe fjalet nuk i ka te shumta, kjo shprehje duhet marre seriozisht. Artion Poci eshte padyshim elementi me stabel ne formacionin blu dhe nje lojtar te cilin, te gjithe trajneret qe kane kaluar te Dinamo e kane pasur gjithmone te palevizshem nga 11 titullaret. Per fierakun e bluve, Partizani eshte nje kundershtar per t'u respektuar, por vetem kaq. "Titullin e meritojme ne sepse jo vetem qe jemi ekipi, i cili prej shume javesh udheheq kampionatin, por edhe se ne perballjet direkt me Partizanin ne Kampionat dhe Kupe, kemi dominuar. Partizanit eshte nje ekip qe duhet respektuar, sepse ka bere nje kampionat ndryshe nga te tjeret, por nuk mund te na e marre ate qe e kemi ndertuar me duart tona nga java ne jave," deklaron mesfushori i Dinamos, Artion Poci. Ai tregon per "KJ" se skuadra eshte ne forme te mire dhe kete ndeshje nuk e perjeton me emocione te vecanta, sepse ka vetem nje objektiv, te futet ne fushen e lojes per te fituar. "Partizani eshte kundershtari yne i radhes, qe per ironi te fatit do te ndaje titullin kampion me ne neser (sot). Skuadra eshte shume e mobilizuar dhe nuk eshte aspak ne ankth sepse ne e dime detyren tone dhe se cfare duhet te bejme per ta ngritur lart trofeun. Tifozeria jone mezi po e pret kete gje dhe ne do te bejme cmos per ta nderuar. Kemi dy rezultate ne favorin tone, boll te dime ta administrojme sa me mire ndeshjen. Edhe sikur te perfundoje ne barazim, eshte shume mire per ne, por nuk jemi dakord me barazimin. Duam te fitojme qe Partizanit t'i mbushet mendja se cili eshte ekipi me i forte". Me pas, "xholi" blu komenton sezonin e tij personal. "Ka qene nje vit i mbare, jo vetem ne futboll (qesh duke iu referuar marteses). Titulli kampion eshte objektivi i radhes per mua dhe neser (sot) do te bej cmos qe te arrij ta ngre lart ate. Per shume lojtare te Dinamos titulli kampion eshte me shume sesa nje torfe, eshte dicka jetike qe nuk do ta leme te na ike nga duart", komenton mesfushori i Dinamos. Ne fund dy fjale edhe per investimet e presidentit Sulaj, njeriut qe i riktheu endrren tifozerise dinamovite. "Ai ishte ne krye te Dinamos ne trofeun e fundit dhe nuk eshte rastesi qe eshte edhe tani. Skuadra ecen fale mbeshtetjes se tij dhe me vjen mire qe presidenti Sulaj eshte pjese e ketij trofeu te rendesishem", perfundon deklaraten e tij "xholi" i Dinamos, Artion Poci.
lajme.parajsa.com
































