Policia e Gjirokastrės: Na sulmuan,por tre i dėrguam nė spital
13.05.2008 15:31 Sport - Burimi: SHQIP Sport
Komunikatat e policisė nė raste dhune nė stadium janė gjithmonė shumė tė veēanta, madje me doza tė theksuara humori. Pas rastit ku policia vlonjate konstatoi "se gjyqtari nuk kishte motėr", njė shembull tė tillė ka ndjekur edhe policia e Gjirokastrės, e cila dje ka publikuar njė komunikatė zyrtare pėr ngjarjet e ndodhura gjatė ndeshjes Delvina-Saranda. "Ndeshja ka vijuar normalisht deri nė dhjetė minutat e fundit, moment ky kur ekipi i Delvinės ka shėnuar gol. Nė momentin e shėnimit tė golit tifozėt e skuadrės sė Delvinės kanė tentuar tė hyjnė nė fushė duke u hedhur mbi rrjetėn e hekurt qė rrethon fushėn. Nė kėtė tentativė ata janė penguar nga ana e punonjėsve tė policisė, por tifozėt tė ekzaltuar nga shėnimi i golit kanė kundėrshtuar me veprime tė dhunshme punonjėsit e policisė, pasi donin tė hynin nė fushė. Punonjėsit e policisė, tė detyruar nga kjo situatė, kanė pėrdorur forcėn duke penguar hyrjen nė fushė dhe mundėsuar zhvillimin normal tė ndeshjes. Policia ka shoqėruar pėr nė ambientet e Komisariatit tė Policisė Gjirokastėr 5 shtetas. Mes tifozėve qė janė konfliktuar me policinė ishte edhe njė punonjės policie me detyre oficer policie nė Sarandė, pa uniformė, jashtė shėrbimit, i cili ka kundėrshtuar me dhunė forcat e policisė. Nė spitalin civil janė paraqitur tre shtetas tė lėnduar lehtė (njėri oficer policie). Janė kryer veprimet procedurale dhe materialet nė ngarkim tė shtetasve tė lartpėrmendur dhe tė shtetasve tė paraqitur nė spital, i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Gjirokastėr pėr ndjekje nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale tė prishjes sė rendit dhe kundėrshtimit me dhunė tė punonjėsit tė policisė", shkruhet nė komunikatėn e policisė sė Gjirokastrės. Me pak fjalė, policia pranon se ka qenė "e detyruar" tė ushtrojė dhunė, dhe se pasojė e saj ishte edhe dėmtimi i tre personave, tė cilėt pėrveē "drurit", do tė ngarkohen edhe me ēėshtje penale.
lajme.parajsa.com
































