Presidenti Duka kėrkon pėrqendrim nga kuqezinjtė
07.09.2008 12:03 Sport - Burimi: Shekulli Sport
I njoftuar pėr lėvizjet e tepėrta tė lojtarėve, kreui FSHF-sė ka shkuar nė rezidencėn e kombėtares shqiptare
I shqetėsuar nga ato ēfarė ka lexuar nė media dhe ato qė i ka raportuar stafi i tij, nė lidhje me futbollistėt kuqezinj, presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, ka shkuar tė mėrkurėn paraditenė rezidencėn e kombėtares. Vizita e kreut tė institucionit tė futbollit, krahas synimit pėr t'i qėndruar afėr kombėtares, kėtė herė kishte pėr qėllim disiplinimin e futbollistėve. Nisur nga lėvizjet e tepruara tė kuqezinjve nė ambientet e hotelit, nė qendėr tė kryeqytetit, Duka urdhėroi: "Nuk dua tė shikoj asnjė futbollist nė katin e parė tė hotelit. Jemi para njė ndeshjeje shumė tė rėndėsishme dhe futbollistėt duhet tė jenė sa mė tė pėrqendruar. Lėvizjet e tepruara nuk mund tė tolerohen."
Ky urdhėr i presidentit Duka u ėshtė komunikuar futbollistėve nga stafi teknik. Ata menjėherė kanė nisur ta zbatojnė, teksa kėto dy ditė kohėn e lirė e kanė kaluar nė verandėn e hotelit, qė ndodhet nė katin e dytė, aty ku dhe ushqehen. Pėr mosqėndrimin nė hollin e hotelit, qė korrespondon me katin e parė, gjithēka ka ardhur si pasojė e faktit qė nė kėtė vend ka shumė lėvizje njerėzish. Nisur nga kjo, qėndrimi i tepėruar i kuqezinjve nė barin e vendosur nė krahun e majtė, binte shumė nė sy. Nga ana tjetėr, pėrveē thirrjes pėr disiplinė, mėsohet se presidenti Armand Duka u ka premtuar kuqezinjve njė shpėrblim tė madh nė rast se arrihet suksesi me Suedinė. Shifrat nuk bėhen tė ditura, por burime zyrtare nė FSHF tregojnė se nė rast se arrihen 6 pikė nė kėto dy ndeshje, kuqezinjtė do tė mbushin mirė xhepat. Gjithsesi, prania pothuajse e pėrditshme e kreut tė federatės nė grumbullimin e kombėtares, ėshtė njė shenjė e mirė, pasi edhe morali i futbollistėve rritet.
lajme.parajsa.com

































