Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Prizreni, flamurmbajtėsi kuqezi kundėr kampionit aziatik

19.08.2008 18:02 Sport - Burimi: Albania Sport

Mundėsi Said Prizreni, flamurmbajtėsi i delegacionit kuqezi sportisti i fundit shqiptar qė do tė garojė nė Pekin kaloi me short direkt nė turin e dytė, por nė 1/8-at fati e ka venė pėrballė kundrejt mundėsit nga Kirgistani, Bazar Bazarguruev, njė prej kundėrshtarėvė mė tė fortė nė stilin e lirė nė peshėn deri 60 kg. 23-vjeēari Bazarguruev ėshtė kampion i Azisė (2007) dhe nė Kampionatin Botėror tė zhvilluar nė Baku tė Azerbajxhanit u rendit nė vendin e tretė nė peshėn 60 kg. Sipas tė dhėnave qė jep faqja zyrtare e Lojėrave Olimpike, Bazarguruev ėshtė 160 cm i gjatė dhe peshon 60 kg, ndėrsa Prizreni ėshtė 167 kg dhe peshon 67 kg. Ndeshja Prizreni-Bazarguruev do tė zhvillohet tė mėrkurėn, mė 19 gusht nė orėn 04.10, me orėn e Shqipėrisė. Nė “Athinė 2004” Said Prizreni u rendit i 17-i nė peshėn 60 kg, nė Kampionatin Botėror nė Baku tė Azerbajxhanit i treti dhe nė Kampionatin Europian nė Tampere tė Finlandės, i nėnti.

Sipas njė kompanie bastesh nė internet, centrebet.com tė dy mundėsit kanė shanse tė njėjta pėr tė fitur medaljen e artė: 29.00, ndėrkohė qė kampion vlerėsohet rusi Batirov, koeficienti i tė cilit ėshtė 2.75.

Ky ėshtė shansi i fundit pėr t’u kthyer nga “Pekin 2008” me njė medalje, atje ku u pėrfaqėsuam edhe me numrin mė tė madh tė sportistėve, 11. Nė mundje Shqipėria u paraqit mirė edhe me Elis Gurin, i cili arriti tė eliminojė nė turin e dytė egjiptianin Gabar, por nė ēerekfinale u mposht me short (monedhė) nga gjermani Mirko Engliq. Deri tani sukseset tona janė, njė vend i gjashtė i peshėngritėses Romela Begaj (58 kg), njė vend i tetė nė mundjen greko-romake i Elis Gurit (96 kg) dhe vendi i 13-tė i peshėngritėsit Erkand Qerimaj (77 kg). Pesė sportistėt e tjerė: Edmond Topalli (xhudo), Gerti Trasha (peshėngritje), Lindita Kodra (qitje), Klodiana Shala (vrapim 400 m) e Dorian Ēollaku (hedhje ēekiēi) zhgėnjyen. Dy notarėt Rovena Marku (50 metra stil i lirė) dhe Sidni Hoxha (50 metra stil i lirė) edhe pse u renditėn nė pozicione jo tė kėnaqshme nė raport me numrin e kundėrshtarėve, gjithsesi vendosėn secili rekord kombėtar nė garėn e tij. Suksesi mė i madh i Shqipėrisė nė Lojėrat Olimpike ėshtė vendi i pestė i arritur nga peshėngritėsi Ilirjan Suli nė “Sidnej 2000”.





Rezultatet e Shqipėrisė nė “Pekin 2008”



Sot, 19 gusht

MUNDJE

Said Prizreni, mundje e lirė, 65 kg: 19 gusht (09:30-10:30)

Trajner: Sulejman Hoxha



Garat e zhvilluara



PESHĖNGRITJE

Romela Begaj, 58 kg: vendi i gjashtė nga 12 sportistė

Erkand Qerimaj, 77 kg: vendi i 13-tė nga 30 sportistė

Gerti Trasha, 69 kg: i skualifikuar, dėshtoi nė stilin e shkėputjes



XHUDO

Edmond Topalli, 81 kg: i eliminuar nė raundin e parė



NOT

Sidni Hoxha, 50m/stil i lirė: vendi i 63-tė nga 97 sportistė

Rovena Marku, 50m/stil i lirė: vendi i 58-tė nga 90 sportistė



QITJE

Lindita Kodra

25 m pistoletė me zjarr: vendi 40-tė nga 44 sportistė

10 m pistoletė me ajėr: vendi 35-tė nga 41 sportistė



MUNDJE:

Elis Guri, Mundje klasike, 96 kg: vendi i 8-tė nga 20 sportistė



ATLETIKĖ

Dorian Ēollaku, ēekiē: vendi i 28-tė

Klodiana Shala, 400 m: vendi i 37-tė midis 40 pjesėmarrėsve





E Hene, 18 Gusht 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare