Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Prizreni i 16-i, "vulos" dėshtimin shqiptar nė Pekin

20.08.2008 14:03 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Shqipėria mbyll aventurėn nė Lojėrat Olimpike. Ėndrrat kuqezi pėr tė arritur tė paktėn njė vend nderi janė venitur, e kjo pas paraqitjes sė dobėt tė mundėsit Sahit Prizreni nė peshėn 60 kg stil i lirė (por edhe tė tjerėve pėrpara tij). Pas shortit, flamurmbajtėsi i vendit tonė nė Pekin 2008, ishte kualifikuar direkt nė raundin e parė dhe ndeshja e tij nė 1/8 ka qenė kundėr kampionit tė Azisė, Bazar Bazarguruev, nga Kazakistani. Sfida ishte shumė e vėshtirė, edhe sepse kazaku, ashtu sikurse shqiptari, kishte fituar medalje bronzi nė Botėrorin 2007. Nė fund, Prizreni, i cili gjatė gjithė qėndrimit nė Olimpiadė ka vuajtur njė dėmtim nė gju, u largua nga tapeti me humbje. Nė klasifikimin e pėrgjithshėm ai u klasifikua nė vendin e 16 (mes 19 sportistėve qė garonin nė kėtė peshė), ndėrsa Bazarguruev nė vendin e pestė. Ky i fundit humbi ndeshjen me japonezin Keniēi Jumoto, i cili fitoi medaljen e bronzit. Medalja e artė u fitua nga rusi Mavlet Batirov, ndėrsa argjendi nga ukrainasi Vasil Fedorishin.

Me garimin e Prizrenit "vuloset" dėshtimi total i Shqipėrisė qė numėron vetėm pak performanca tė kėnaqshme. Rezultatet mė tė mira vijnė padyshim nga peshėngritja. Romela Begaj u rendit e gjashta nė peshėn 58 kg nga 12 sportistė qė garonin, ndėrsa Erkand Qerimaj i pari nė baterinė "B" dhe i 13-i nė klasifikimin e pėrgjithshėm. Mjaft mirė u paraqit edhe mundėsi Elis Guri, i cili mposhti kampionin olimpik, egjiptianin Karam Kaber dhe e mbylli garėn nė peshėn 96 kg. nė vendin e tetė nga 20 pjesėmarrės. Edhe pse tė klasifikuar nė vendet e fundit, notarėt Sidni Hoxha dhe Rovena Marku thyen rekorde kombėtare, ndėrkohė qė zhgėnjyen totalisht qitėsja Lindita Kodra dhe atletėt Dorian Ēollaku e Klodiana Shala.

REZULTATET E SHQIPĖRISĖ

Peshėngritje

Romela Begaj, 58 kg: vendi i 6

Erkand Qerimaj, 77 kg: vendi i 13

Gerti Trasha, 69 kg: i skualifikuar

Mundje klasike

Elis Guri, 96 kg: vendi i 8

Mundje e lirė

Said Prizreni, 65 kg: vendi i 16

Not

Sidni Hoxha, 50 m/stil i lirė: vendi i 63

Rovena Marku, 50 m/stil i lirė: vendi i 58

Xhudo

Edmond Topalli, 81 kg: eliminuar nė raundin I

Qitje

Lindita Kodra

25 m pistoletė me zjarr: vendi i 40

10 m pistoletė me ajėr: vendi i 35

Atletikė

Dorian Ēollaku, ēekiē: vendi i 28

Klodiana Shala, 400 m: vendi i 37







Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare