Rrudho dhe Muzaka, pėrforcimet e Tiranės?!
28.08.2008 18:06 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Sulmuesi qė vjen nga Italia ka rėnė dakord, pėr mesfushorin e kuq gati "dėmshpėrblimi"
Presidenti i Tiranės, Refik Halili, duket i pangopur nė merkaton e skuadrės sė tij. Madje, emrat e lojtarėve qė priten tė zyrtarizohen si bardheblu tregojnė dėshirėn dhe vendosmėrinė e kryedonatorit tė 23 herė kampionėve tė Shqipėrisė pėr tė vendosur "hegjemoninė" nė sezonin e ri futbollistik. Kėsisoji, Xhulian Rrudho dhe Gjergji Muzaka, sipas burimeve tė sigurta pranė klubit bardheblu, shumė shpejt do t'i bashkohen Tiranės, duke u bėrė pjesė e saj nė sezonin futbollistik qė sapo ka nisur. I pari, sulmuesi i ardhur nga ekipi i Kievos, Xhuljano Rrudho, duket se tashmė ėshtė thuajse i kaluar te bardheblutė, pasi ka rėnė dakord me tė gjitha detajet e kontratės. Rrudho, pasi ka refuzuar kalimin te tė kuqtė e Partizanit, ka rėnė parimisht dakord me presidentin Refik Halili dhe tashmė mbetet vetėm firmosja e kontratės. Por, Refik Halili, duket se nuk do tė mjaftohet vetėm me kaq. Pasi i ka marrė Partizanit rival Tefik Osmanin, njė nga lojtarėt e dalluar nė sezonin e shkuar, tashmė ka gati "goditjen" e radhės, po nga kampi i kuq. Bėhet fjalė pėr Gjergji Muzakėn, talentin e kuq dhe njė nga idhujt e tifozėrisė sė Partizanit, i cili, pasi ka bėrė sherr me presidentin Albert Xhani, e konsideron veten pjesė tė njė skuadre tjetėr. Presidenti Xhani kishte kėrkuar nė fillim 250 mijė euro, pėr ta lėnė futbollistin tė lirė, ndėrkohė qė ankimimi i futbollistit nė FSHF ka dėshtuar, kėsisoji mbetet "peng" i klubit tė kuq. Kjo do tė thotė se vetėm njė marrėveshje mes Xhanit dhe Halilit, si nė rastin e Osmanit, mund ta bėjė tė mundur kalimin e Muzakės te Tirana. Njė version pėrditė e mė i besueshėm ky, nė fakt. Muzaka ka patur njė bisedė me presidentin Halili dhe me sa duket, ai do tė pėrfundojė te bardheblutė.
lajme.parajsa.com

































