Salihi: Miqėsorja nuk ėshtė sa pėr tė kaluar radhėn
19.08.2008 12:02 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Lihtenshteini ėshtė njė ndeshje e veēantė pėr sulmuesin shkodran, pasi kundėrshtar ka shokun e ekipit, Stoklasa
Golashėnuesi i talentuar shkodran, Hamdi Salihi, e ka marrė shumė seriozisht miqėsoren e radhės me Lihtenshteinin. Pėr 24-vjeēarin qė do tė jetė titullar, ky ėshtė njė shans, i cili duhet shfrytėzuar nė maksimum. Po kalon njė gjendje tė mirė dhe kėtė e tregojnė golat e shėnuar nė kampionatin austriak me Riedin. Vjen nė grumbullimin me kuqezinjtė pas dygolėshit nė Kupėn e Austrisė, por dėshira e madhe nė aspektin personal ėshtė paraqitja sa mė e mirė me kombėtaren. Ndėr tė tjera, sulmuesi tregon edhe pėr tė veēantėn qė do tė ketė nė fushė tė mėrkurėn. Kundėrshtari i tij do tė jetė shoku i ekipit, Martin Stoklasa, teksa gjatė javės te Riedi ėshtė folur shumė pėr kėtė duel.
- Pas golave me Riedin, duket se jeni nė formėn e duhur pėr tė shėnuar edhe me kombėtaren...?
- Para se tė udhėtoja drejt Shqipėrisė, shėnova dy gola nė ndeshjen me Vjenėn, e vlefshme pėr Kupėn e Austrisė. Tani shpresoj qė diēka e tillė do tė ndodhė edhe me Lihtenshteinin. Ndihem i lumtur qė po kaloj njė gjendje tė mirė. Pėr ne sulmuesit goli ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, kėshtu qė varemi prej tyre.
- Lihtenshteini duket njė kundėrshtar modest. Si e vlerėsoni kėtė miqėsore, duke pasur parasysh qė ėshtė njė provė para eliminatores me Suedinė?
- Personalisht e shikoj shumė tė rėndėsishme kėtė miqėsore. Jam lojtar i ri dhe kėtė shans dua ta shfrytėzoj nė maksimum. Nuk e mendoj ndeshjen sa pėr tė kaluar radhėn. E kam marrė shumė seriozisht dhe besoj se do tė shėnoj. Pasi tė kem bėrė mirė detyrėn ndaj Lihtenshteinit, do tė filloj tė mendoj pėr Suedinė.
- Nga sulmuesit, kėtė herė trajneri Ari Han ka thirrur vetėm ju dhe Kapllanin. Mendoni se ka ardhur momenti qė kjo dyshe tė shpėrthejė?
- Fillimisht dua tė them se jam nga ata lojtarė, tė cilėt nuk ankohen as pėr minutat e pakta, as pėr mosthirrjen nė kombėtare. Kam qenė nė konkurrencė ndoshta me lojtarėt mė tė mirė tė kombėtares. Pėr kėtė jam i ndėrgjegjshėm dhe Edmond Kapllani ėshtė njėri prej tyre. Dihet potenciali i tij, por nė lidhje me tė tjerat, ēdo gjė vjen gjatė lojės, pasi nuk i dihet. Duhet edhe pak fat, sepse loja njė herė tė merr pėr mirė, njė herė pėr keq. Megjithatė, kur ke lojtarė tė mirė nė krah, gjithnjė ajo bėhet mė e lehtė.
- Pėrballja me Lihtenshteinin ėshtė disi e veēantė pėr ju, pasi do tė mbroheni nė fushė nga shoku i ekipit, Stoklasa. Ē'mund tė na thoni pėr kėtė?
- Pa dyshim qė do tė jetė e veēantė. Ka gati dy-tri javė qė nė seancat stėrvitore shokėt e ekipit po na ngacmojnė. Mund tė them se Martin Stoklasa ėshtė njė lojtar i mirė dhe mban shiritin e kapitenit nė kombėtaren e Lihtenshteinit. Te Riedi janė tė bindur qė dyluftimin me tė do ta fitoj unė.
- Ju ka lėnė ndonjė porosi trajneri i Riedit?
- Jo, por batutat nuk kanė munguar. Gjatės seancės sė fundit trajneri iu drejtua Stoklasės, duke i thėnė: "Kujdes me Salihin, se mos na e sjellėsh kėtu me ndonjė kėmbė tė thyer." Edhe futbollistėt kėtė gjė i thoshnin, duke ia pėrsėritur qė ndaj meje tė ketė kujdes gjatė ndėrhyrjeve. Ai ėshtė stoper dhe do tė jetė kundėrshtari im direkt nė fushė.
lajme.parajsa.com

































