Shqipėri-Greqi, sot vetėm pėr fitore
20.08.2008 14:03 Sport - Burimi: SHQIP Sport
Elbasani dhe stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" hapin sot dyert pėr tė pritur Shqipėri-Greqi, ndeshjen e shumėpritur pėr shumė e shumė arsye, mes dy pėrfaqėsueseve U-21, e vlefshme pėr eliminatoret e kampionatit Europian 2009. Ndeshja ishte programuar pėr tu luajtur nė muajin mars, por pezullimi i Shqipėrisė nga FIFA dhe UEFA e shtyu pėr sot. Trajneri Artan Bushati nuk kėrkon asgjė mė pak se fitorja, qė do ta fuste nė lojė nė vendin e tretė edhe Shqipėrinė (10 pikė), e cila do tė shėnonte edhe njė rekord pikėsh tė grumbulluara. Por edhe pėr grekėt (13 pikė), kjo ndeshje ėshtė e rėndėsishme, pasi nėse munden, humbasin mundėsinė pėr tu kualifikuar. Trajneri Bushati do tė duhet ti bėjė llogaritė pa njė pjesė tė mirė tė lojtarėve mė tė rėndėsishėm tė Shpresės nė vitet e fundit, Hykėn, Lilėn dhe Bakajn, tė cilėt janė grumbulluar nga trajneri Han pėr ndeshjen me Lihtenshtejnin. Ndėrsa nė kampin tjetėr do tė mungojnė dy shqiptarėt e helenizuar, Nini (me Kombėtaren greke) e Dhimuēo.
lajme.parajsa.com

































