Skerbatihs, deputeti i Parlamentit letonez, fiton bronz nė Pekin 2008
20.08.2008 14:02 Sport - Burimi: SHQIP Sport
Tė veēantat nė Pekin 2008 nuk mungojnė. Pas gjermanes Nikol Reinhard qė pėrpara fillimit tė Lojėrave pozoi pėr revistėn "Playboy" nė vendin e saj, atletėve homoseksualė dhe atyre transvestitė, ēudia mė e fundit ka ardhur nga peshėngritja. Nė garėn mbi 105 kg., kampioni i botės nė kėtė peshė, Viktors Skerbatihs, qė ėshtė edhe deputet nė Parlamentin e Letonisė, ėshtė kėnaqur vetėm me vendin e tretė. Kjo disiplinė ėshtė fituar nga Matias Shtajner (461 kg tė ngritura nė total), i cili ka siguruar njė ar mjaft "tė rėndė" pėr Gjermaninė, ndėrkohė qė medalja e argjendtė i takoi rusit Evgeni Ēigishev (460 kg). Skerbatihs, i cili i ka hyrė karrierės si politikan nė vitin 2006, vinte nė kėtė garė si pretendenti kryesor pėr medaljen e artė, pasi nė vitin 2007, ai kishte fituar titullin botėror. 33-vjeēari nuk shkoi mė shumė se vendi i tretė dhe tashmė ai nuk ėshtė mė i sigurt nėse do tė vazhdojė tė stėrvitet pėr Olimpiadėn e vitit 2012 nė Londėr. Pas garės, deputeti deklaroi se mund ti japė fund karrierės sė tij nė peshėngritje dhe ti pėrqendrojė energjitė te karriera politike dhe te jeta personale. "Mendoni, nuk kam as tė dashur, pra mė duhet tė rishikoj pėrparėsitė nė jetėn time", tha Viktors Skerbatihs. "Nė harkun kohor tė kėtyre katėr viteve deri nė Londėr 2012, ose duhet tė mendoj pėr Olimpiadėn, ose pėr tė krijuar njė familje. Gjithsesi, pėr momentin ende nuk kam marrė asnjė vendim". Nė Athinė 2004 ai fitoi medaljen e argjendit nė kategorinė +105 kg., duke ngritur nė total 455 kg (205 kg nė shkėputje dhe 250 kg nė shtytje). Nė karrierė Skerbatihs numėron edhe tre medalje bronzi nė Kampionatin Botėror (1997, 1998 dhe 2003), arin nė vitin 2007 dhe disa medalje nė Kampionatin evropian (bronz mė 1997, 1999 dhe 2000, ar nė vitin 2001, argjend nė 2004, dhe katėr medalje tė arta radhazi nė periudhėn 2005-2008).
Ndėrkohė, duke u pėrqendruar te fituesi, Matias Shtajner fitoi betejėn e gjigandėve nė peshėn mė tė rėndė tė sportit tė shtangės dhe tashmė i ka tė gjitha tė drejtat qė ta quajė veten njeriun mė tė fortė nė botė. Nė ceremoninė e medaljeve, ai ka mbajtur nė podium njė fotografi tė bashkėshortes Suzan, e cila humbi jetėn gjatė vitit tė kaluar, nė njė aksident me makinė. Nė garėn +105 kg mungonte legjenda e peshėngritjes Hosein Rezazadeh. Pėrpara Pekin 2008, "Herkuli iranian) siē njihet ndryshe anonēoi tėrheqjen, duke akuzuar problemet shėndetėsore, por pa saktėsuar se ēfarė ishin ato.

lajme.parajsa.com