Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Agolli: “Jam gati pėr tė dhėnė kontributin tim”

Ansi Agolli ėshtė njė ndėr tė preferuarit e trajnerit Ari Han, i cili qysh kur e pa nė grumbullimin e Turqisė nė janar tė kėtij viti, gjithmonė e ka pasur nė listėn e tij. Edhe Brigel e ka pasur nė vėmendje lojtarin e Tiranės, por qė ka dhe njė tė kaluar nė Zvicėr e Finlandė. »»


Sukaj refuzon Inter Bakun, firmos pėr Kaiserslauternin

20.07.2008 18:01 Sport - Burimi: Albania Sport

Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevair Sukaj, autori i dy golave nė fitoren 2-1 tė Vllaznisė kundėr Koperit nė ndeshjen e parė tė turit tė parė tė Kupės UEFA, ka refuzuar sė fundi njė ofertė nė shumėn e 500 mijė dollarėve amerikanė tė bėrė nga skuadra e Azerbajxhanit, Inter Baku.

Lajmin pėr Albania-sport e bėri tė ditur nė linjė telefonike nga Mali i Zi, bosi i agjencisė mė tė madhe tė transferimeve “Vata Vizion Football Management”, Rudi Vata. “Menaxherėt e kėtij klubi kishin parė disa ndeshje tė Sukajt dhe mė paraqitėn ofertėn e tyre pėr lojtarin, por Xhevairi ndėrkohė kishte zgjedhur Gjermaninė si vend tė sė ardhmes sė tij futbollistike’, - tha Vata, i cili po merret ndėrkohė transferimin Xhulian Rrudhos te Lodz nė Poloni.

20-vjeēari Sukaj do tė niset tė dielėn drejt Gjermanisė pėr tė firmosur kontratėn me Kaiserslauternin, njė ekip ku mė parė janė aktivizuar edhe Igli Tare e Ervin Skela.

Pėr sulmuesin e Kombėtares U-21 (5 gola nė eliminatoret e kėtij edicioni tė Kampionatit Europian 2009), kanė qenė tė interesuara klube nga Austria, Zvicra, Gjermania, Ukraiana, Azerbajxhani e Turqia, por vetė lojtari i ka besuar njė emigranti shkodran, i cili banon prej disa vitesh nė Gjermani dhe ka lidhje tė ngushta me skuadrėn e Kaiserslauternit.

Pas firmosjes sė kontratės ditėn e hėnė, Sukaj do tė rikthehet menjėherė nė Shkodėr pėr tė vazhduar pėrgatitjet me Vllazninė pėr ndeshjen e kthimit kundėr Koperit, takim qė do tė luhet nė “Loro Boriēi”, mė 31 korrik 2008.



E Shtune, 19 Korrik 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare