Superkupa ėshtė e Dinamos, Daliē e nis me trofe
19.08.2008 12:01 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Kampionėt nė fuqi dominojnė nė ndeshjen me Vllazninė dhe fitojnė pastėr 2-0
Dinamo ka fituar Superkupėn e dytė nė historinė e saj pas mė shumė se njė dekade mungesė. Djemtė e drejtuar nga trajneri kroat, Zllatko Daliē, kanė diskutuar njė ndeshje perfekte nė tė gjithė aspektet. Edhe pse Vllaznia vinte pas njė takimi tepėr impenjativ nė mesjavė ndaj Napolit nė Kupėn UEFA, mirėvendosja e bluve nė fushėn e blertė nuk u ka dhėnė asnjė shans tė besuarve tė trajnerit Agim Canaj. Edhe pse kroati i stolit blu 24 pėrpara takimit komentonte disa probleme tė skuadrės sė tij dhe nxirrte indirekt skuadrėn kuqeblu si favorite tė Superkuės, 90 minutat e djeshme nė "Qemal Stafa" kanė treguar njė Dinamo shumė tė fortė, e cila i ka nxjerrė qė tani "dhėmbėt" e saj, duke qenė njė rivale tepėr e fortė pėr titullin kampion. Blutė kanė nisur menjėherė nė sulm ku sulmuesi Petriēeviē, lojtari i premtuar nga trajneri Daliē, ka zhvilluar njė ndeshje shumė tė mirė, duke arsyetuar besimin e trajnerit tė tij. Nė minutėn e 17-tė numri 25 i bluve ka shėnuar njė gol "nuhatės", teksa ka pėrfituar nga njė gjuajtje e Ferrajt, e grushtuar nga Bishani, dhe ka kaluar Dinamon nė avantazh. Shkodranėt janė munduar shumė tė penetrojnė nė prapavijėn blu, por aksionet e tyre hasin probleme qė me "bllokun" e mesfushės blu tė formuar nga Allmuēa-Ēapja-Poēi, tė cilėt janė nė njė ditė shumė tė mirė. Ndėrkohė, futbollisti me ngjyrė Bound ėshtė tepėr kėrkues nė lojėn e tij dhe vetėm nė njė moment i ka shpėtuar markimit perfekt tė Brahjės, duke shėrbyer pėr Sukajn, qė nuk shėnon. Mė pas Dinamo do tė diktojė tė gjithė takimin dhe shkodranėt, mbase tė lodhur nga impenjimi europian, mundohen me ndonjė tentativė sporadike me anė tė Sukajt nga jashtė zone, por vetėm kaq. Canaj luan "kartat" e tij, duke aktivizuar dhe Sinanin, Likėn dhe Hotin, por blutė do tė gjejnė dhe golin e dytė me anė tė Jusufit, por meritat e kėtij aksion sigurisht shkojnė pėr mesfushorin Allmuēa, i cili ka shėrbyer mjaft mirė pėr sulmuesin maqedonas me pasaportė kroate. Ndeshja e djeshme demonstroi qartė punėn e mirė dhe mentalitetin e injektuar nė skuadėr nga ana e kroatit Daliē. Ndėrkohė, ardhjet e reja, Sina, Jusufi, Ēapja, Brahja dhe Petriēeviē, janė ambientuar shumė mirė me grupin. Nė fund kapiteni Pisha ka ngritur nė "qiellin blu" Superkupėn e Shqipėrisė. Data 17 ėshtė me shumė fat pėr Dinamon, pasi si mė 17 maj, kur kapiteni ngriti trofeun e titullit kampion, tashmė mė 17 gusht blutė u janė gėzuar njė tjetėr trofeu.
lajme.parajsa.com

































