Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Zenith i St.Peterburgut fitues i kupes Uefa.

Me se fundi edhe nje emer i ri ne historine e fituesve te kupes Uefa. Ky eshte Zenith i St.Peterburgut i cili mundi ne finale 2-0 »»


Tirana, gjoba me 35% tė rrogės

09.05.2008 15:12 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Drejtuesit e Tiranės kanė vendosur tė ndėshkojnė skuadrėn pas dėshtimit nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė. Nė mbledhjen e zhvilluar dje, ndėrmjet donatorėve, shefit tė klubit, stafit teknik dhe futbollistėve nė ambientet e "Hotel Tirana" janė marrė dy vendime: pezullimi pa afat i tre futbollistėve, (Klodian Duro, Endri Vrapi dhe Ervis Sina) si edhe masėn me gjobė pėr tė gjithė kontingjentin. Lojtarėve do t‘u mbahet 35 pėr qind e shumės sė kontratės, e cila parashikohej nė njė klauzolė tė veēantė pėr mosplotėsimin e objektivave nė kampionat dhe Kupė. Ndėrkohė, arsyeja e pezullimit tė tre lojtarėve, tė zėvendėsuar nė pjesėn e dytė tė ndeshjes sė humbur 2-0 me Vllazninė, tė cilėt janė pėrfshirė edhe nė njė debat tė ashpėr me donatorin e dorėhequr Refik Halili, ishte mungesa e impenjimit. "Mbledhja ka sjellė dy vendime tė rėndėsishme: tre lojtarėt e pėrjashtuar tė mėrkurėn kanė marrė masėn e pezullimit pa afat me motivin pėr mosimpenjim nė ndeshjet e Tiranės", tha shefi i klubit, Edi Gjini. "Ky ishte vendimi i tė gjithė donatorėve sė bashku. Gjithashtu, e gjithė skuadra do tė ndėshkohet me njė gjobė prej 35 pėr qind tė kontratės. Ēdo lojtar ka nė kontratėn e tij njė klauzolė ku theksohet qartė se do t‘u mbahet 30 pėr qind e pagės nė rast se nuk fitojnė titullin kampion dhe 5 pėr qind nė rast se nuk fitojnė Kupėn e Shqipėrisė". Drejtuesi i klubit, i emėruar vetėm pak muaj mė parė nė vend tė Shkėlqim Muēės shkoi edhe mė tej. Sipas tij, 35 pėr qindėshi bėn qė futbollistėt tė jenė debitorė ndaj klubit, pasi shuma ėshtė mė e lartė se rrogat e tre muajve tė fundit qė bardheblutė duhet tė marrin. "Duke qenė se Tirana ka dėshtuar nė tė dy trofetė, detyrimi i lojtarėve kundrejt klubit shkon nė 35 pėr qind tė pagės vjetore. Aktualisht, skuadra ka marrė pagat e nėntė muajve, por shuma prej 35 pėr qind tė kontratės sė secilit, ėshtė diēka mė tepėr sesa 3 muajt e fundit qė lojtarėt kanė pėr tė marrė, shpjegoi ai. Nė njė farė mėnyre, tė gjithė futbollistėt e Tiranės janė debitorė ndaj skuadrės, dhe duhet tė kthejnė paratė qė tė plotėsohet shuma e barasvlefshme me gjobėn, qė duhet tė paguajnė pėr dėshtimet e kėtij sezoni".

Njė tjetėr ēėshtje e prekur nė mbledhjen e djeshme, e cila ėshtė zhvilluar pa praninė e mediave, ėshtė folur edhe pėr fatin e trajnerit. Pas humbjes nė finale, Sulejman Mema ishte shprehur i gatshėm pėr t‘u larguar nga detyra. Por, duke qenė se ai ėshtė tekniku i tretė i ulur nė stolin bardheblu gjatė kėtij sezoni dhe se nga mbyllja e kampionatit mungojė vetėm tri javė, u vendos qė Mema tė mos largohet. "Pėr trajnerin Mema do tė diskutohet pas pėrfundimit tė kampionatit", saktėsoi Gjini.



Bardheblutė

2007-‘08, sezon largimesh dhe pezullimesh

Nė vitin e katėrt nėn drejtimin e donatorėve, Tirana ka kaluar njė prej periudhave mė tė kėqija nė historinė 88-vjeēare tė klubit. Rezultatet mė tė kėqija tė regjistruara ndonjėherė dhe pasiguri absolute. Askush nė skuadėr nuk ėshtė ndier pėr njė moment i qetė: sezoni ka filluar me largimin e trajnerit Starova vetėm pas tri javėve tė para tė Superiores. Pak kohė mė vonė u pezullua pa afat tė mbrojtėsi Nevil Dede, i cili mė pas ėshtė rikthyer nė skuadėr, ndėrsa gjatė merkatos sė janarit ka preferuar tė transferohet nė kampionatin kinez. Pėrpara mbylljes sė vitit 2007 nga skuadra u pėrjashtuan Oriand Abazaj dhe Eldorado Merkoēi. Me pezullimet e Duros, Vrapit e Sinės, numri i lojtarėve ndaj tė cilėve janė marrė masa shkon nė gjashtė. Ndėrkohė, nė sezonin e turbulluar tė 23 herė kampionėve regjistrohen edhe largimi i shefit tė klubit, Shkėlqim Muēa dhe qėndrimi pėr 14 javė nė krye tė ekipit, i teknikut Astrit Hafizi.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare