Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Tė huajt vlerėsojnė Sukajn: Talent shumė interesant

17.08.2008 07:18 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Vllaznia ėshtė mundur
thellė nga Napoli dhe
tashmė ndeshja e dytė
ka mbetur vetėm njė
formalitet, pasi italianėt thuajse e
kanė siguruar kualifikimin pėr nė
turin tjetėr. Por, gjithsesi, njė ndeshje
e tillė ka bėrė qė shkodranėt
tė pėrfundojnė nė "skanerin"
e mediave dhe specialistėve tė
huaj, tė cilėt edhe pse e kanė cilėsuar
Vllazninė si njė ekip modest,
kanė dhėnė dhe vlerėsime nė
lidhje me paraqitjen e disa prej
futbollistėve tė saj. Mė i vlerėsuari
mes tyre ka qenė talenti Xhevair
Sukaj. Njė nga faqet prestigjioze
nė internet "goal.com" e ka vlerėsuar
shqiptarin si mė tė mirin nė
fushė pėr Vllazninė, duke i dhėnė
notėn 6.5. "Ky 19-vjeēar ėshtė
vėrtet interesant, shkruante dje
‘Goal.com‘. Rreziqet e vetme pėr
portierin italian, Iezzo, i provokon
vetėm ai, duke depėrtuar
pėrtej mbrojtjes napolitane, pėr
tė krijuar hapėsira, duke demonstruar
se ėshtė njė sulmues
efikas nė manovrėn ofensive. Vė
nė vėshtirėsi Rinaudon, ndėrsa
Kontini dhe portieri Iezzo duhet
tė bėjnė mrekullira pėr ta ndaluar.
Fati i tij ėshtė larg Shkodrės,
pasi sė bashku me dy shokė tė
skuadrės ėshtė shitur tashmė nė
njė skuadėr turke, aq sa ėshtė
shumė e mundshme qė ai tė mos
luajė nė ndeshjen e kthimit nė
‘San Poalo‘. Kushedi, ndoshta atje
mund tė gjejė pikėrisht afirmimin
e tij dhe tė demonstrohet si njė
nga tė rinjtė mė interesantė nė
skenėn evropiane". Nė analizėn
qė ka bėrė "Goal.com" nuk kanė
shpėtuar pa kaluar nė skaner
edhe ata futbollistė shkodranė
tė cilėt cilėsohen edhe si lojtarėt
qė me dėshtimin e tyre i faturuan
Vllaznisė kėtė humbje tė thellė.
"Nė fillim arrin tė pėrballojė forcėn
dhe shpejtėsinė e Maxhios,
madje duke shtyrė pėrpara ku
dha disa krose nga mesfusha; nga
minuta e 20 nuk dha mė asnjė
tjetėr, driblohet sistematikisht
nga Maxhio dhe kushdo qė merr
iniciativėn tė depėrtojė nė krahun
e mbrojtur prej tij. Ai shndėrrohet
thjesht nė njė birrilė pėr lojtarėt e
napolitanė. Pėr tė, nota 4.5". Mes
tė dėshtuarve tė kėsaj ndeshjeje
ėshtė futur edhe emri i sulmuesit
tjetėr tė Vllaznisė, Kaēit: "Shikohet
vetėm nė njė tentativė aventureske
nga mesi i fushės, me tė cilėn
synon tė befasojė portierin Iezzo,
dhe pėr asistin me thembėr pėr
Licin, qė kėrkon tė pėrgatisė njė
penallti, duke u rrėzuar brenda
zonės, pas duelit me Rinaudo, pėr
reston ėshtė njė hije e vetvetes. Pėr
tė, nota 5". Ndėrkohė qė njė tjetėr i
kryqėzuar i mediave ka qenė edhe
portieri i ri i shkodranėve, Bishani,
i cili shikohet si fajtor nė dy golat
e fundit. "Bishani nė 20 minutat
e para kėrkon tė demonstrojė
zotėrimin e madh tė rolit, duke
dalė me forcė dhe saktėsi nė disa
raste, mbi tė gjitha ndaj Pias. Nė
golin e parė nuk ka faj tė madh,
por nė tė dytin dhe tė tretin rast
mund tė ishte mė i saktė. Nota
pėr tė, 5.5".





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare