Tė mėrkurėn Shqipėri-Greqi, ndeshja luhet nė Elbasan
18.08.2008 18:16 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Shpresat e Shqipėrisė dhe Greqisė do tė luajnė tė mėrkurėn ndeshjen e shtyrė pėr shkak tė pezullimit tė FIFA-s nė muajin mars. Pas 7 ndeshjeve, Greqia ka vetėm 13 pikė nė grupin 1 tė Europianit 2009, ndėrkohė qė kuqezinjtė ndodhen 3 pikė mė poshtė.
Kombėtarja Shpresa synon fitoren nė ndeshjen e sė mėrkurės kundėr Greqisė, e vlefshme pėr eleminatoret e kampionatit europian tė vitit 2009. Nėn drejtimin e trajnerit Artan Bushati, kuqezinjtė 21 vjeēarė janė nė pėrgatitjet e fundit pėr kėtė sfidė, qė mbart njė rivalitet tė veēantė. Pėr grekėt do tė mungojnė dyshja shqiptare Nini e Dhimuēo, por pavarėsisht kėsaj, objektivi i tyre ėshtė vetėm fitorja, nė tė kundėrt ata do tė jenė shumė larg kualifikimit. Trajneri Bushati theksoi pėrpara kėtij takimi se ekipi i drejtuar prej tij do tė mundohet tė japė mė tė mirėn pėrpara publikut tė vet, duke synuar vetėm fitoren. Ndeshja mes Shqipėrisė dhe Greqisė do tė luhet tė mėrkurėn nė stadiumin “Rruzhdi Bizhuta” tė Elbasanit. Ajo ishte e planifikuar pėr t’u zhvilluar nė muajin mars, por pėr shkak tė pezullimit tė FIFA-s, u shty pėr mė 20 gusht. Nė grupin 1 tė Euro 2009, Greqia ndodhet nė vendin e tretė me 13 pikė, ndėrsa Shqipėria gjendet nė kuotėn e 10 pikėve. (a.r/balkanweb)
lajme.parajsa.com

































