Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Partizani, shtatė lojtarė debutues ndėrkombėtarė

Skuadra qė Partizani paraqiti nė takimin kundėr Shiroki Brijeg nė barazimin 0-0 nė ndeshjen e parė tė turit tė parė tė Kupės UEFA, njėherėsh edhe barazimi i parė nė 11 ndeshje tė Kupės UEFA, kishte brenda saj shtatė debutues qė do ta fusin pėrjetėsisht nė statistikat e tyre kėtė ndeshje, pasi pėr... »»


Vllaznia prek trofeun pas 21 vjetėsh, Tirana bie nė “Ruzhdi Bizhuta”, 2-0

16.05.2008 21:54 Sport - Burimi: TemA Sport

Nga Gerti Carcani

Vllaznia pret 21 vjet dhe rikthen nė Shkodėr Kupėn e Shqipėrisė. Vllaznia dominoi plotėsisht njė takim qė nė letėr dukej se do t’i takonte Tiranės, por dinakėria e ka emrin “Deda”. Trajneri malazez arriti tė “mashtrojė” kolegun e tij Mema, kur Vllaznia humbi 5-1 nė kampionat nė pėrballjen e fundit midis tyre. Pa golashėnuesin mė tė mirė tė kampionatit, Vioresin Sinani, por me dy yje tė rinj tė futbollit shqiptar: Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj, Vllaznia ia doli me meritė tė fitonte pjesėn e parė me rezultatin 2-0 dhe krejt 90 minutave, por dhe tė gjitha dueleve me bardheblutė. Ndeshja e luajtur ndėrmjet Tiranės dhe Vllaznisė nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” tė Elbasanit ka nxjerrė fitues kuqeblutė nga Shkodra, njė ndeshje e dominuar nga minuta e parė deri nė atė tė fundit nga ekipi shkodran. Kampionėt e vendit kanė qenė tė shpėrfytyruar dhe loja e tyre ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Vllaznia e zgjidhi shumė shpejt takimin. Ėshtė fillimi i minutės sė 3-tė. Veprime tė shpejta sulmuese nė krahun e djathtė tė sulmit, Kaēi harkon brenda zonės dhe aty Gilman Lika, i cili i shpėton mbulimit tė mbrojtjes sė Tiranės, Endri Vrapit, duke shėnuar golin e parė tė takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhėheq 1-0. Entuziazėm i jashtėzakonshėm i tifozerisė sė shumtė shkodrane nė “Ruzhdi Bizhuta”. Shtyllė rrėqethėse e Sukajt nė minutėn e 5-tė. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metėrshit goditi fuqishėm nė formė volei, ndėrsa topi u ndal nga traversa e portės sė Tiranės, pėr tė mos e ēuar rezultatin nė 2-0. Tirana ėshtė nė kaos tė plotė, por tri minuta mė pas ka rastin pėr tė barazuar rezultatin. Duro dha njė pas tė shkurtėr nga goditja e kėndit te Hyka, i cili harkon nė zonėn e Vllaznisė. Daniel Xhafaj goditi fuqishėm me kokė, duke rrahur traversėn. Njė rast i madh pėr barazim. Talenti shkodran, Xhevahir Sukaj, fiton njė dylyftim shtatlartėsie me Endri Vrapin brenda zonės, topin e hedh me kokė pėrpara dhe bėn njė ekzekutim perfekt, tė denjė pėr njė futbollist tė madh, duke mposhtur Osmanin pėr tė dytėn herė, 2-0.

Me tė filluar pjesa e dytė, trajneri Mema ka ndėrhyrė nė skuadėr duke bėrė zėvendėsime. Ai largon nga fusha Duron, Sinėn dhe Vrapin e nė vend tė tyre ka aktivizuar Arapin, Hajdarin dhe Gjoreskin. Mesfushori elbasanas Duro ka qenė nė njė ditė tė zezė dhe ka qenė lojtari mė i dobėt nė fushė. Pjesa e dytė nuk ka sjellė asnjė ndryshim nė rezultat dhe lojė. Vllaznia ėshtė treguar e mėshirshme, pasi mund tė kishte trefishuar ose edhe katėrfishuar rezultatin. Fėrshėllima pėrfundimtare e arbitrit gjerman, Babak Rafati, ka bėrė fitues tė kupės ekipin shkodran. Mbrėmjen e djeshme, fituesit e kupės i priti nė zyrėn e saj edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.


Rastet e ndeshjes


3’ Veprime tė shpejta sulmuese nė krahun e djathtė tė sulmit, Kaēi harkon brenda zonės dhe aty Gilman Lika, i cili i shpėton mbulimi tė mbrojtjes sė Tiranės, duke shėnuar golin e parė tė takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhėheq 1-0.

5’ Shtyllė rrėqethėse e Sukajt nė minutėn e 5-tė. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metėrshit goditi fuqishėm nė formė volei, ndėrsa topi u ndal nga traversa e portės sė Tiranės, pėr tė mos e ēuar rezultatin nė 2-0.

8’ Tirana pranė golit. Duro dha njė pas tė shkurtėr nga goditja e kėndit te Hyka, i cili harkon nė zonėn e Vllaznisė. Daniel Xhafaj goditi fuqishėm me kokė, duke rrahur traversėn. Njė rast i madh pėr barazim.

9’ D. Xhafaj goditi rrufeshėm mė tė majtėn, por kapiteni i Vllaznisė, portieri Armir Grima e devijoi nė goditje kėndi.

11’ Sukaj i shpėtoi me zgjuarsi mbrojtjes sė Tiranės, galopoi rreth 20 metra i vetėm pėrballė portierit Osmani, por nė momentin e fundit nuk mundi ta mposhtė atė. Rast i mirė pėr 2-0.

16’ Mesfushori i Tiranės, Erald Deliallisi goditi nga njė distancė mbi 30 metra, por sfera pėrfundoi shumė mbi shtyllėn horizontale.

17’ D. Xhafaj mori njė pas tė saktė nga Hyka, por vlonjati i Tiranės nuk mundi ta shtynte topin nė rrjetė. E pafalshme pėr sulmuesin e njohur.

38’ Talenti shkodran Xhevahir Sukaj fiton njė dylyftim shtatlartėsie me Endri Vrapin brenda zonės, topin e hedh me kokė pėrpara dhe bėn njė ekzekutim perfekt tė denjė pėr njė futbollist tė madh, duke mposhtur Osmanin pėr tė dytėn herė. 2-0. E pabesueshme. “Vllaznia- Ultas” janė nė ekstazė. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati, ka pse tė kėnaqet me yllin e ri tė futbollit shqiptar.

41’ Kcira i Tiranės ndalon nė zonė njė top tė goditur fuqishėm nga Sulaj, por gjyqtari gjerman Rabati nuk jep penallti. Protesta nga ana e trajnerit tė Vllaznisė, Dervish Haxhiosmanoviē.

46’ Tirana e nis me tri ndėrrime pjesėn e dytė. Maqedonasi Sasho Gjoreski hyn nė vend tė Duros, Arapi nė vend tė Sinės dhe Hajdari nė vend tė Vrapit.

48’ Xhafaj nė tė majtė tė sulmit tė Tiranės hodhi njė top pėr Fortuzin, por vetėm goditje kėndi pėr bardhblutė. Njė rast i mirė, por i pamjaftueshėm.

50’ Veprime tė zgjuara tė Mohelebit, topi pėrplaset nė dorėn e njė mbrojtėsi shkodran, por gjyqtari vazhdon lojėn.

64’ Goditje kėndi pėr Tiranėn. Topi arin tė Mohelebi, i cili fiton njė tjetėr goditje kėndi.

65’ Hyka ndėshkohet me karton tė verdhe pėr Jahmir Hykėn, pėr njė veprim simulimi brenda zonės, teksa fantazisti i kombėtares kėrkoi penallti. Asnjė protestė nga Hyka.

66’ Mohelebi ndėshkohet me karton tė verdhė pėr njė faull tė dukshėm ndaj futbollistit shkodran Suad Lici.

71’ Ilir Nallbani kryen disa veprime indididuale, por topi i goditur nga kosovari i Vllaznisė ishte i dobėt.

73’ Admir Teli ndėshkohet me karton tė verdhė.

76’ Gjoreski humbi njė rast tė mirė, kur maqedonasi mori njė top nga Hyka, por brenda zonės goditi nė gjysmėlartėsi jashtė kuadratit.

78’ Sukaj fiton njė goditje dėnimi nė dyluftim me Kcirėn. Lici ekzekuton nga 25 metra nė pozicion tė prirėt, gjuajtja e fuqishme e ish-lojtarit tė Tiranės pritet nė dy kohė nga portieri bardheblu Osmani.

80’ Mohelebi proteston ndaj njė faulli, duke sjellė edhe skenėn e parė tė shėmtuar nė “Ruzhdi Bizhuta”. Njė minipėrleshje e vogėl midis lojtarėve. Gjyqtari ndėshkon me karton tė verdhė Mohelebin, kartoni i tij i dytė i verdhė dhe automatikisht i kuq. Tirana me dhjetė lotjarė.

81’ Erion Hoti zė vendin e Nallbanit tė dėmtuar.

89’ Arapi me njė goditje me tė majtėn nga 25 metra vė nė provė portierin veteran Grima, por pa problem pėr kapitenin e Vllaznisė.


Fituesit e Kupave

15 Partizani

13 Tirana

13 Dinamo

6 Vllaznia

3 Teuta

2 Flamurtari

2 Elbasani

1 Apolonia

1 Besa



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare