Vllaznia shkatėrrohet : 5-0 nga Napoli
29.08.2008 12:22 Sport - Burimi: Albania Sport
Vllaznia zhgėnjeu me Napolin nė Sapo Paolo, duke humbur thellėsisht 5-0 e mbyllur nė mėnyrėn mė tė shėmtuar aventurėn e mėtejshme nė Kupėn UEFA. Duke parė edhe humbjen 0-3 nė Loro Boriēi, napolitanėt e Edi Rejės realizuan plot tetė gola nė dy takime pa pėsuar asnjė tė tillė.
Vllaznia rezistoi deri nė minutėn e 41-tė, kur Rinaudo (dy gola nė kėtė takim) realizoi golin e parė, qė mbylli edhe pjesėn e parė 1-0.
Nė tė dytėn napolitanėt shpėrthyen, teksa brenda dy minutash shėnuan golin e dytė (Pia 51) e tė tretin (Rinaudo 53).
Fundi i takimit pati kohė edhe pėr dy gola tė tjerė axurr: zėvendėsuesi Laveci realizoi nė tė 79 dhe Hamshik mbylli llogaritė nė tė 86.
Nė fakt, duhet thėnė se pėr trajnerin e Vllaznisė, Agim Canaj, u ndjenė shumė mungesat e Sukajt, Likės e Telit, teksa dhe Vioresin Sinani pak prodhoi i vetėm nė sulm.
Gjithsesi, pėr Vllazninė Napoli do tė mbetet njė kujtim i bukur historik, pasi do tė hyjė pa dyshim nė historinė e klubit pėrballja me njė ekip tė Serisė A, i treti nė statistikat e klubeve shqiptarė, parė faktin se Partizani ėshtė ndeshur me Torinon e Teuta ėshtė pėrballur me Parmėn.
Vllaznia tė dielėn do tė pėrballet nė javėn e dytė tė kampionatit shqiptar me Partizanin.
E Enjte, 28 Gusht 2008
lajme.parajsa.com

































