Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Ujfalushi nėnshkroi me Atletiko Madridin

  Kapiteni i kombėtares sė Ēekisė, Tomas Ujfalushi (30-vjeē) ka braktisur radhėt e Fiorentinės dhe karrierėn do ta vazhdojė nė Atletiko Madrid. Ujfalushi kaloi nė radhėt »»


Xhani: “Ora e kuqe ka ardhur. Pergatituni per feste”

18.05.2008 00:05 Sport - Burimi: Albania Sport

“Trofeu do tė jetė i joni. Djemtė mė kanė premtuar qė do tė bėjnė tė pamundėrėn. Festa do tė kalojė ēdo pėrmasė. Tifozėt tanė e meritojnė”. Presidenti i Partizanit, Albert Xhani nuk ka asnjė dyshim. Ėshtė mė i bindur se kurrė. Ora e “kuqe” ka ardhur. “Kemi lojtarėt mė tė mirė. Kemi karakter mė tė fortė. Jemi skuadėr. Dhe mbi tė gjitha jemi e tėra shqiptare. Ne kurrė nuk do tė jemi vetėm”. Partizani ėshtė mė afėr se kurrė pranė plotėsimit tė njė ėndrre, qė ēuditėrisht ka zgjatur jo pak, por 15 vjet. Koreografia e tifozėve, dekori nė tribunat pritet tė jetė spektakolar. “Zėmra ėshtė e kuqe, flamuri ėshtė i kuq, Partizani ėshtė i kuq”, - thotė njė nga pėrfaqėsuesit e “Ultrasve tė kuq”, i cili thotė se prej dy javėsh tifozėt e Partizanit kanė shpenzuar shuma tė jashtėzakonshme pėr tė krijuar nė stadium njė koreografi tė panjohur mė parė nė Shqipėri. Mijwra flamuj, banderola, fishekzjarre. “Ky titull ėshtė edhe pėr Jotin, kryetifozin tonė historik”.

KĖSHILLA PER TIFOZET– “Gjendja nė skuadėr ėshtė e mrekullueshme dhe tė gjithė lojtarėt janė tė pėrgatitur pėr tė dhėnė maksimumin nė fushė”, - thotė presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili ka investuar shuma tė konsiderueshme. “Ėshtė kampionati i 60-tė i Partizanit nė Superligė dhe duhet festuar me njė titull,ashtu siē bėnė edhe Loro Boriēi me shokė kur Partizani luajti kampionatin e parė nė vitin 1947”. Edhe pse do tė ketė, ndoshta 1/10 e atyre tifozėve qė mund tė vinin nė “Qemal Stafa”, drejtuesit e Partizanit u kėrkojnė thirrje tifozėve tė kuq besojnė se do tė ndihmojnė lojtarėt e tyre pėr tė gjetur frymėzimin dhe ritmin e duhur nė 90 minutat e fundit ku luhet edhe njė sezon i tėrė. “U bėjmė thirrje tifozėve tė na mbėshtesin. Edhe pse numri i tyre nė shkallėt e stadiumi do tė jetė shumė i vogėl me ata qė do tė ishin nė stadiumin tonė “Qemal Stafa”, ata do ta “rrethojnė” ish-stadiumin “Dinamo”. Nga ana tjetėr, dua t’i paralajmėroj qė tė mos bien pre e provokimeve, por tė jenė tė kujdesshėm”.

31 TROFE NE FUSHE- Nė stadiumin e pėrgjysmuar si “gjysmagjel”, “Selman Stėrmasi”, ku do tė luhet edhe “finalja” e Kampionatit tė 69-tė Kombėtar tė Futbollit, Dinamo-Partizani, do tė zbresin nė fushė dy skuadra qė bashkarisht e kanė fituar 31 herė kampionatin shqiptar, por qė me rivalitetin e tyre tė spikatur kanė qenė pėr mė shumė se 40 vjet edhe imazhi i futbollit shqiptar. Dinamo ka arkivin e saj, njė titull mė shumė se Partizani, por skuadra e kuqe me formėn qė ka treguar nė ndeshjet e fundit, vlerėsohet si favoritja kryesore pėr tė fituar Superligėn, e pėr tu barazuar kėsisoj me blutė, nė kuotėn e 16 titujve. Gjithsesi, nė krahasimin specifik tė kombinuar “kampionat + kupė”, Partizani ka njė trofe mė shumė se Dinamo: 30 Partizani (15 kampionate dhe 15 kupa), 29 Dinamo (16 kampionate dhe 13 kupa).

130 DERBI- Dinamo e Partizani tė shtunėn do tė pėrballen pėr herė tė 130 gjatė historisė sė tyre, qysh nga takimi i parė qė daton mė 14 maj 1950, kur Partizani humbi me rezultatin 1-0. Nė 129 ndeshjet e zhvilluara midis tyre, Partizani ka njė diferencė tė qartė fitoresh ndaj rivales sė tij: 46 fitore pėr Partizanin, 38 fitore me Dinamon, 45 barazime. Edhe golaverazhi flet pėr tė kuqtė: 154 gola tė realizuar, kundrejt 136 tė Dinamos. Partizani ka nė “arkivin e tij” njė trofe mė shumė se Dinamo, duke llogaritur kampionatet dhe kupat e fituara: 30 Partizani (15 kampionate dhe 15 kupa), 29 Dinamo (16 kampionate dhe 13 kupa). Partizani, qė synon fitimin e titullit kampion dhe barazimin me trofe me Dinamon, nga 16, ka njė bilanc statistikor pozitiv nė 23 ndeshjet e fundit, qė nga sezoni 1999-2000. 11 fitore mbajnė firmėn e kuqe, kundrejt 9 tė Dinamos, ndėrsa 3 takime janė mbyllur nė barazim. Golaverazhi flet pėr njė gol mė shumė tė Partizanit: 26-25. Ja dhe ndeshjet e fundit midis tyre nė kampionat.

TENSION NĖ KAMPE - Adrenalina nė dy kampet e dy rivaleve tė mėdha tė “ngujuara” jashtė kryeqytetit ėshtė nė maksimum. Njė kurbė, qė kalon tė jashtėzakonshmen. Kurrė mė parė, njė ndeshje e kampionatit modest shqiptar, tė pasviteve 1990, nuk ka pėrjetuar kaq shumė “tension”, qė nis qė nga etja e dy ekipeve pėr tė dominuar pas “epokės bardheblu”, por edhe nga “agresiviteti” gjatė katėr ndeshjeve tė kėtij sezoni midis dy ekipeve: dy nė kampionat e dy nė ēerekfinalet e Kupės sė Shqipėrisė. Nė fakt, rikthimi nė kohė tė jep tė drejtė. Pamjet qė “prodhoi” fundi i ndeshjes sė dytė Partizani-Dinamo nė Kupėn e Shqipėrisė, janė ende tė freskėta. Mesfushori shkatėrrues i Partizanit, Bledar Devolli u ndėshkua gjashtė muaj, duke humbur sezonin, ndėrsa mesfushori i avancuar i Dinamos, Bekim Kuli pasi u dėnua me katėr ndeshje u fal, duke kryer vetėm njė tė tillė.



E Premte, 16 Maj 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare