Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Shqipėria, 7 stadiume me drita. FSHF: Do ndricohen 5 tė tjerė

NgaAltin Latifi Shumė shpejt, kampionati shqiptar do tė luhet nė orėt e mbrėmjes. Njė projekt qė do tė financohet nga Federata dhe bashkitė e qyteteve, do tė bėjė qė pėrvec atyre aktualė, edhe 5 stadiume tė tjerė tė ndricohen nga prozhektorė. Ky projekt do tė pėrfundojė pėrpara mbarimit tė sezonit. »»


Xhevahir Sukaj, nė kampionatin turk

20.07.2008 14:02 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Xhevahir Sukaj ėshtė fare pranė kalimit nė kampionatin turk. Sulmuesi shkodran ka pohuar pėr "Shqip" se sot do tė fluturojė drejt vendit euro-aziatik dhe tė hėnėn do tė firmosė kontratėn. Nga Super Liga turke, pėr 21-vjeēarin interesoheshin disa klube, por vetėm njėra prej tyre duket se do tė jetė fatlume. Gjithsesi, talenti i Vllaznisė dhe i kombėtares shqiptare ka preferuar qė ta mbajė tė fshehtė emrin e skuadrės sė tij tė re, tė paktėn deri nė momentin qė tė hedhė firmėn nė kontratė. "Tė dielėn do tė udhėtoj drejt Turqisė dhe tė hėnėn pritet qė tė firmos kontratėn me klubin tim tė ri", tha Sukaj nėpėrmjet linjės telefonike. "Ėshtė e vėrtetė qė mė kėrkonin tre klube, por unė zgjidha njėrin prej tyre. Gjithsesi, pėr momentin nuk dėshiroj ta bėjė publik emrin, sepse dua mė parė tė firmos". Nė kėtė merkato vere, pėr Sukajn janė interesuar shumė klube. Ofertat nga Austria, Gjermania 2, Zvicra, Ukrainė e Azerbajxhan. Madje, vetėm pak orė pėrpara se tė nisej drejt Turqisė, lojtari ka refuzuar njė ofertė prej 500 mijė dollarė amerikanė tė bėrė nga azerbajxhanasit e Inter Bakusė. "E refuzova kėtė ofertė, sepse tė njėjtėn shumė do tė pėrfitoj edhe nė Turqi, sqaroi ai. Pėr mė tepėr qė Azerbajxhani ėshtė mjaft larg nga Shqipėria". Paraqitjet e mira me kombėtaren Under-21, ku ka shėnuar pesė gola nė sfidat eliminatore tė Evropianit 2009 pėr kėtė moshė e kanė vėnė nė qendėr tė vėmendjes nė shumė kampionate. Skuadrat e interesuara, mes tė cilave edhe Austria e Vjenės, Sioni apo edhe Kolbenci nuk mund tė anashkalonin as statistikat e lojtarit nė elitėn e futbollit shqiptar. Edhe pse nė moshė fare tė re, Sukaj numėron 78 ndeshje nė Kategorinė Superiore, ku ka realizuar 19 gola. Ofertat ishin tė pafundme, madje sė fundmi u fol edhe pėr Kaizerslauternin nė Bundesligėn 2, drejtuesit e tė cilit ishin tė gatshėm ta afronin 21-vjeēarin. "Nė garė ishte edhe Kaizerslauterni. Si ka mundėsi qė e refuzova njė klub tė tillė pėr kampionatin turk? Fillimisht dėshiroj tė theksoj se oferta qė mė bėri skuadra atje ishte e parezistueshme dhe me kushte shumė tė favorshme pėr mua. Megjithatė, Kaizerslauterni mund tė jetė njė alternativė e vlefshme, nėse nuk do tė realizohet kalimi nė Superligėn turke".

Tė martėn pritet qė Sukaj tė kthehet nė Shkodėr, ku do tė vazhdojė pėrgatitjet me Vllazninė pėr sfidėn e kthimit nė turin e parė eliminator tė Kupės UEFA kundėr Koper. Nė 90 minutat e para, tė luajtura nė Slloveni, ai ishte ylli i mbrėmjes, duke shėnuar dy golat qė i dhuruan kuqebluve fitoren 2-1. "Tė shėnoja gol nė fushėn e Koperit ishte njė detyrim qė e kisha marrė pėrsipėr qė pėrpara se tė niseshin pėr atė sfidė, megjithatė, duhet pėrgėzuar e gjithė skuadra, qė luajti nė mėnyrė tė admirueshme, pohoi Sukaj. Arritėm njė fitore shumė tė rėndėsishme, e cila na pozicionon nė mėnyrė tė favorshme pėr tė kaluar turin. Pėrpara se tė largohem nga Vllaznia, dua qė ta ndihmoj skuadrėn tė kualifikohet, ky ėshtė njė tjetėr objektiv i rėndėsishėm".






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare