Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Zhoze Murinjo: Ndaj Shqipėrisė kursejeni Ibrėn

02.09.2008 18:13 Sport - Burimi: Albania Sport

Bledar Kuka- Pėr Zhoze Murinjon, Zllatan Ibrahimoviēi duhet tė kursehet sa mė shumė qė tė jetė e mundur nė ndeshjet eliminatore tė Suedisė. Nė kohėn kur nordikėt pritet tė “kryqėzojnė shpatat” me Shqipėrinė dhe Hungarinė, pėrkatėsisht mė 6 dhe 10 shtator, trajneri i tyre Lars Lagerbek duhet edhe tė pėrballojė polemikėn me portugezin. Pavarėsisht nga fjalėt e Zhozesė pėr “respekt reciprok ndaj Lagerbekut”, sėrish ai nuk mund tė rrijė pa dhėnė sugjerime.

“Nėse Suedia do tė jetė nė epėrsi 2-0 deri nė minutėn e 70-tė, - ėshtė shprehur ai, cituar nga gazeta suedeze “Afronbladet”, - atėherė, sipas mendimit tim, Ibrahimoviēi duhet tė ulet nė stol”. Gazeta nė fjalė hapi menjėherė debat, pėr kėtė temė tepėr tė lexuar nė shtetin skandinav, duke pyetur disa nga specialistėt mė tė mirė tė medias sportive pėr sugjerimin e Murinjos.

Simon Bank i Sportbladetit (pjesa sportive e “Aftonbladetit”, Murinjo e ka gabim. “Ndeshjet me kombėtaren janė shumė tė rėndėsishme dhe nuk ka pse tė ndėrhyjė klubi nė minutazhin qė duhet tė luajnė lojtarėt”, - thotė ai. Njė futbollist qė luan nė Suedi, Henrik Rydstrėm i Kalmarit, gjithashtu nuk ėshtė dakord duke thėnė se “ndeshjet me kombėtaren janė mė tė rėndėsishmet pėr njė lojtar dhe nuk mund tė kufizohen”.

Eksperti komentator i stacionit Viasat, Bose Peterson, mban anėn e patriotėve tė tij.

“Pėrfundimisht, jo (Murinjo nuk ka tė drejtė). Bėhet fjalė pėr dy interesa krejt tė ndryshėm dhe Lagerbeku duhet tė kujdeset qė tė mbrojė interesat e tij, pra ekipin kombėtar”. Tom Pral, trajner i Treleborgut, ėshtė i detyruar tė dyzohet sepse ai e kupton hallin e Murinjos. “Mė mirė ėshtė tė krijohet njė dialog, - thotė ai, - askujt nuk i intereson njė konfrontim total”.

SUEDIA KUNDĖR SHQIPĖRISĖ

Suedia e Zlatan Ibrahimoviēit ėshtė kundėrshtari i parė dhe i fundit i Shqipėrisė (14 tetor 2009) nė ndeshjet eliminatore tė Grupit 1, ku bėjnė pjesė edhe Portugalia, Danimarka, Hungaria e Malta.

Portierė: Andreas Isaksson (PSV Eindhoven), Johan Ėiland (Elfsborg)

Mbrojtės: Andreas Granqvist (FC Groningen), Petter Hansson (Stade Rennes), Daniel Majstorovic (AEK Athens), Olof Mellberg (Juventus), Mikael Nilsson (Panathinaikos), Max von Schlebrugge (Brondby), Fredrik Stoor (Fulham), Oscar Ėendt (FC Copenhagen)

Mesfushorė: Daniel Andersson (Malmo), Viktor Elm (Kalmar), Samuel Holmen (Brondby), Kim Kallstrom (Lyon), Sebastian Larsson (Birmingham), Tobias Linderoth (Galatasaray), Anders Svensson (Elfsborg), Christian Wilhelmsson (Al-Hilal)

Sulmues: Marcus Berg (FC Groningen), Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Henrik Larsson (Helsingborg), Markus Rosenberg (Ėerder Bremen)

Suedia

Nėnkampione e botės: 1958

E treta nė botė: 1950, 1994

E katėrta nė botė: 1938

Pjesėmarrja nė Kampionatet Botėrore: 11 herė (1934, 1938, 1950, 1958, 1970, 1974, 1978, 1990, 1994, 2002, 2006)

Rezultati mė i mirė: Fituesi i turneut olimpik tė futbollit: 1948

Ndeshja e fundit

20.08.2008: Suedi-Francė 2-3 (Miqėsore)

Ndeshjet e ardhshme

06.09.2008: Shqipėri-Suedi (El.Kamp.Bot)

10.09.2009: Suedi-Hungari (El.Kam.Bot)

Larson: “Nuk largohem nga Helsingborgu”

Sulmuesi veteran suedez Henrik Larson konfirmoi se ai do tė vazhdojė tė luajė me Suedi me Helsingborgun. Fituesi i Ligės sė Kampioneve ishte pėrmendur pėr njė kalim te Evertoni apo te Totenhemi, por sulmuesi i thirrur edhe nga trajneri i Suedesisė, Lars Lagerbak, nė ndeshjen kundėr Shqipėrisė (6 shtator) e hodhi poshtė mundėsinė. 36-vjeēari ka luajtur nė 99 ndeshje me Suedinė ku ka shėnuar 37 gola. Ndeshja kundėr Shqipėrisė do tė jeta e 100-ta e tij nėse ai do tė luajė nė Tiranė. Njė shifėr e bukur.

Botėrori 2010: Kalendari i Grupit 1

06.09.2008: Shqipėri–Suedi

10.09.2008: Shqipėri-Maltė

11.10.2008: Hungari-Shqipėri

15.10.2008: Portugali-Shqipėri

11.02.2009: Maltė-Shqipėri

28.03.2009: Shqipėri- Hungari

01.04.2009: Danimarkė-Shqipėri

06.06.2009: Shqipėri-Portugali

09.09.2008: Shqipėri-Danimarkė

14.10.2009: Suedi–Shqipėri





E Hene, 01 Shtator 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare