13.03.2010 16:04 - Kategoria: Sport
Pretendimi
Vllaznia ankimim zyrtar, problemi lindi prej Asamblesė
Vllaznia ka bėrė ankimimin zyrtar pėr ēėshtjen Mustafaj, duke shpresuar qė Komisioni i Disiplinės nė FSHF do t'u japė shkodranėve tri pikėt nė tavolinė. Pretendimi i kuqebluve ėshtė se aktivizimi i sulmuesit Erjon Mustafaj, nė barazimin 0-0 pėrballė Shkumbinit ishte i parregullt. Kjo sepse lojtari ishte pezulluar me pesė javė (pas kartonit tė kuq nė ndeshjen me Tiranėn, ku goditi me bėrryl Andi Lilėn) nga Disiplina. Edhe pse lojtari ishte falur nga Komiteti Ekzekutiv, drejtuesit e Vllaznisė mendojnė tė kapen pas faktit se vendimi nuk kishte kaluar nė zyrėn e sektorit tė garave. Megjithatė, nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, hedhin poshtė ēdo mundėsi qė peqinasit tė kenė shkelur rregullat. Edhe pse kanė pranuar ankimimin pėr Disiplinėn, zyrtarėt e institucionit qė drejton futbollin nė vend kanė theksuar se Mustafaj u fal mė 4 mars, njė dokument i firmosur nga 8 anėtarė tė KE-sė dhe nga presidenti Armand Duka. Sipas tyre, problemi ka lindur prej faktit se nė atė periudhė federata e kishte tė pamundur pėr tė punuar normalisht, pasi pjesa mė e madhe e punonjėsve ishin tė angazhuar nė organizimin e Asamblesė sė zakonshme Zgjedhore. Kjo ka bėrė qė vendimi tė mos transmetohej si duhej nga Ekzekutivi te sektori i garave, duke ngritur pretendimet e klubit shkodran, pėr tė marrė fitoren nė tavolinė.
Burimi: SHQIP Sport
lajme.parajsa.com




























































