Total: (193848) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative
Shqipėria organizon kampionatin botėror tė vrapimit malor

Shqipėria organizon kampionatin botėror tė vrapimit malor

BARCELONĖ- Sot nė Barcelonė ėshtė marrė vendimi qė nė vitin 2011 Shqipėria tė jetė mikėpritėsja e kampionatit botėror tė vrapimit malor. Mėsohet se mes Federatės Botėrore dhe MTKRS ėshtė nėnshkruar edhe njė kontratė pėr kėtė eveniment. Pritet qė ky kampionat tė zhvillohet nė muajin shtator 2011. »»


Rokadė trajnerėsh te Partizani: Shkarkohet Bejzade, vjen Haxhiu

Kendi i Reklamave

Rokadė trajnerėsh te Partizani: Shkarkohet Bejzade, vjen Haxhiu

13.03.2010 16:04 - Kategoria: Sport

Kategoria I

Ish-trajneri u largua me motivacionin ”Shkelje e rregullores sė klubit”

Ikėn Skerdi Bejzade, te Partizani vjen Gerti Haxhiu. Gjithēka ndodh brenda pak orėve. Njė rokadė e papritur trajnerėsh nė njė moment kur skuadra e tė kuqve po pėrjetonte njė nga periudhat e saj mė tė mira nė kėtė sezon nė Kategorinė e Parė. Lajmi u bė i njohur nga vetė klubi. Administratori i tė kuqve, Paro Laēi, ka shkarkuar dje nga pankina lojtarin-trajner Skerdi Bejzade, me motivacionin ”Shkelje e rregullores sė klubit, duke u prononcuar nė media pa marrė leje”. Gjithashtu, pėr kėtė veprim, i konsideruar i ndaluar nga administratori Laēi, ish-trajneri Bejzade ėshtė gjobitur edhe me njė rrogė. Por ende pa u ftohur situata, ėshtė gjetur edhe zgjidhja e njeriut qė do tė ulet nė pankinė pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Brenda pak orėve pas shkarkimit tė Bejzades nga stoli i kuq, nė vend tė tij ėshtė ulur zyrtarisht Gerti Haxhiu, ish-trajneri i Apolonisė, Bylisit dhe Skėnderbeut. Njė lėvizje e papritur nė fakt kjo te Partizani, pas disa fitoreve radhazi. Por kjo tregon se situata e tė kuqve nuk ėshtė edhe aq e qetė, sa ē"mund tė pasqyrohet nga ecuria e mirė e skuadrės nė kėtė fazė tė dytė tė sezonit. Mosmarrėveshjet mes Xhanit dhe Laēit duket se janė transportuar edhe nė skuadėr. Nė funksion tė kėsaj, administratori Laēi duket se ka nisur spastrimin e elementėve tė mbėshtetur dhe tė emėruar nė drejtim nga Albert Xhani, i cili para pak ditėsh ka humbur postin e presidentit tė klubit, ndėrkohė qė vazhdon tė mbetet vetėm aksioner. Bejzade ishte njėri prej kėtyre, i caktuar si trajner nga Xhani nė fillim tė edicionit. Menjėherė pas shkarkimit ka reaguar edhe vetė Bejzade, i cili tashmė etiketohet ish-trajner. Ai nuk e ka mirėpritur kėtė shkarkim qesharak, gjithsesi i uron pasardhėsit punė tė mbarė. ”Kjo qė po ndodh ėshtė qesharake. Nė letrėn qė mė kanė dhėnė shkruhet se kam shkelur rregulloren e brendshme tė klubit. Shkelja e kėsaj rregullore konsiston nė deklarimet e mia pėr shtyp. Nuk e di ēfarė rregullore ėshtė kjo, por sipas tyre e kam shkelur. Gjithashtu pėr tė njėjtėn arsye gjobitem me njė rrogė dhe me njė pezullim pa afat kohore. Mė vjen keq qė po e lė kėtė punė pėrgjysmė, pasi gjithēka po shkonte mirė dhe do mė pėlqente ta ēoja deri nė fund. I uroj suksese kolegut tim Gert Haxhiu”, u shpreh Bejzade. Ėshtė nė pikėpyetje nėse ai do tė vazhdojė tė paktėn karrierėn e tij si lojtar i tė kuqve. Objektivi i vėnė ndaj Haxhiut ėshtė ngjitja e skuadrės nė Kategorinė Superiore, aty ku edhe e ka vendin skuadra me numrin mė tė madh tė tifozėve nė Shqipėri. Pėr Partizanin bėhet fjalė pėr trajnerin e tretė sezonal, pasi nė javėt e para skuadrėn e kuqe e drejtoi Eduard Zhupa, ky i fundit pas konflikteve me kapitenin Luan Pinari u zėvendėsua nga Skerdi Bejzade.

Burimi: SHQIP Sport

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan