Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


534 milion euro gjobė pėr tre operatorėt e telefonisė celulare ne Francė

10.09.2007 20:52 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Njė “e enjte e zezė” pėr tre operatorėt e telefonisė celulare qė operojnė nė territorin francez. Kėshilli francez i konkurencės mė 1 dhjetor 2005 i ka dėnuar ata me njė gjobė prej 534 milion euro, e ndarė kjo si mė poshtė : Orange France (grupi France Telecom) 256 milion euro. SFR (filial i Vivendi Universal dhe Vodafone) 220 milion euro. Bouygues Telecom (grupi Bouygues) 58 milion euro. Njė raport shumė i ashpėr prej 90 faqesh i kėtij Kėshilli i akuzon operatorėt e telefonisė celulare se pergjatė viteve 1997-2003 kanė shkėmbyer ndėrmjet tyre informacione tė natyrės strategjike duke u marrė vesh pėr ndarjen e tregut. Raporti i cilėson kėto veprime si “tė kundraligjėshme qė bien ndesh me parimet e konkurencės nė dėm tė konsumatorėve duke fiksuar artificialisht ēmime tė larta “. Tė tre operatorėt do tė apelojnė nė gjykatė ndaj kėtoj vendimi. Por telashet e tyre nuk mbarojnė me kaq. Njė nga shoqatat mė tė mėdha tė konsumatorėve “UFC-Que Choisir” ėshtė hedhur nė sulm. Duke e cilėsuar 1 dhjetorin 2005 si “ditė historike” dhe se “ora e dėmshpėrblimit erdhi”, kjo shoqatė i ka kėrkuar 30 milion konsumatorėve francezė qė nė mėnyrė individuale tė hapin ēėshtje gjyqėsore ndaj operatorėve. Sipas shoqatės dėmi i shkaktuar llogaritet nė 1.2 miliard euro. Tė shpresojmė se ky proces do tė shėrbejė si shembull edhe pėr vendet e tjera ku konsumatorėt gjenden tė kėrcėnuar nga veprimet e kundraligjshme tė operatorėve tė telefonisė celulare.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare