Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


Anija e hapėsirės Diskoveri pritet tė niset pėr nė Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapėsirės mė 1 korrik

10.09.2007 20:57 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Anija e hapėsirės Discovery ėshtė nė plan tė niset pėr nė Stacionin Ndėrkombėtar tė hapėsirės tė shtunėn, mė 1 korrik, njė vendim qė ka shkaktuar polemika. Agjencia e Hapėsirės, NASA po e dėrgon anijen nė hapėsirė pėr herė tė parė pas rreth njė viti, megjithė kundėrshtimet e zyrtarėve mė tė lartė tė agjencisė, se inxhinierėt nuk kanė bėrė gjithshka tė mundshme pėr tė arritur sigurinė e anijes, pas humbjes sė anijes Columbia tre vjet mė parė.

Pas modifikimeve tė mundimshme tė rezervuarit tė jashtėm tė anijes Shuttle, NASA do tė shohė tani se si fluturon ky krijim i saj. Nė punime pėrfshihej riskicimi i disa pjesėve tė izolatorit qė mbulon rezervuarin. Synimi ėshtė pėrmirėsimi i sigurimit teknik qė tė mos ketė shkėputje tė ndonjė cope tė madhe izolanti, qė do ta shkatėrronte anijen, ashtu sikurse ndodhi me Columbian nė vitin 2003. Wane Hale ėshtė menaxher i programit:

"Ne i kemi bėrė ndryshimin mė tė madh aerodinamik qė i ėshtė bėrė ndonjėherė kėsaj anieje, qė kur filluam fluturimet 25 vjet mė parė".

Teknikėt hoqėn 16 kilogramė izolanti nga serbatori i anijes, i cili peshon mbi 1 presje 8 tonė. Menaxheri Hale thotė se do tė pėrpiqet ta pakėsojė shkėputjen e izolantit, edhe pėr flututimet nė tė ardhmen, por kėmbėngul se ky modifikim i fundit mė parė duhet tė provohet nė fluturim.

"Kur bėn njė ndryshim tė madh aerodinamik dhe e ke studjuar atė gjatė provės, nė tunelin e erės, nėpėrmjet simulimit me kompjuter, dhe nė se mendon se ėshtė nė rregull pėr tė fluturuar, gjithsesi duhet ta vėsh nė provė nė realitet, sepse tė gjitha provat dhe analizat kompiuterike nuk janė asnjėherė aq reale sa nė jetėn e pėrditshme".

Por shefi i sigurisė i NASA-s dhe kryeinxhineri, shprehėn kundėrshtimin e tyre ndaj kėtij vendimi nė njė mbledhje tė menaxherėve tė anijes sė hapėsirės. Ata argumentuan kundėrshtimin e tyre pėr lėshimin e anijes Discovery, ngaqė mendojnė se mbeturinat e lėndės izolante vazhdojnė tė pėrbėjnė kėrcėnim.

Zoti Hale pranon se nuk mund tė eliminohet plotėsisht rreziku i shkėputjes sė izolantit, pėr shkak tė stresit tė jashtėzakonshėm gjatė ngjitjes sė anijes. Por analizat teknike tė agjencisė tregojnė se nuk ka gjasa tė ndodhė njė shkėputje mė e madhe se 113 gramė. Kjo sasi ėshtė mė pak se njė e shtata e peshės sė njė cope qė shkatoi tė ēarėn e madhe tek krahu i anijes Columbia gjatė lėshimit tė saj.

Tė dy zyrtarėt thonė se janė dakord me vendimin e NASA-s pėr lėshimin e anijes sė hapėsirės, ngaqė shkėputja e mundshme e izolantit nuk do ta dėmtonte ekuipazhin, por vetėm anijen. Ata thonė se qė nga aksidenti i Kolumbias, NASA i ka rishikuar procedurat pėr astronautėt qė ndodhen nė orbitė, pėr inspektimin dhe riparimin e dėmit tė shkaktuar nga hedhja. Nė se ekziston njė problem i pariparueshėm, kjo do tė shkaktonte njė rifutje tė rrezikshme nė atmosferė, dhe ekipi mund tė qėndrojė nė stacionin e hapėsirės, derisa tė mbėrrijė anija e shpėtimit.

Gjatė misionit tė ardhshėm, astronauti Piers Sellers do tė jetė njėri prej dy anėtarėve tė ekuipazhit qė praktikojnė teknikat e inspektimit dhe tė riparimit gjatė njė ecjeje nė hapėsirė. Ai thotė se anija Duiscovery ėshtė gati pėr tė fluturuar.

"Mendoj se kemi mbėrritur tani nė njė pikė, kur i kemi marrė masat pėr rreziqet mė tė mėdha dhe nė kushtet kur ne i kemi pakėsuar sa kemi mundur kėto rreziqe, mbeten vetėm ato qė nuk dihen".

Nė misionin e ardhshėm, pėrveē realizimit tė ecjes nė hapėsirė, ekipi i anijes do tė ēojė edhe astronautin gjerman Thomas Reiter pėr tė zgjeruar ekipin e stacionit tė hapėsirės nė tre vetė, pėr herė tė parė qė nga koha kur ndodhi aksidenti i Kolumbias. Discovery gjithashtu do tė ēojė atje furnizime dhe pjesė kėmbimi, pėr ta mbajtur nė punė Stacionin e Hapėsirės.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare