Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Dyluftimi i gjigandeve

Java e kaluar ishte ajo qė duhej tė konfirmonte ekuilibrin e ri tė pushtetit nė industrinė e teknologjisė. Puna nė kompjuterė ėshtė duke u zhvendosur »»


Avioni A380 kryen uljen e parė nė Nju Jork

10.09.2007 21:08 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Ėshtė avioni mė i madh i pasagjerėve i ndėrtuar ndonjėherė. Me kapacitetin pėr tė mbajtur 350 pasagjerė dhe me efektshmėri mė tė mirė tė karburantit sesa avionėt e tjerė, Airbus A380 bėri uljen e parė historike dje nė Nju Jork. Ėshtė kjo e para e disa vizitave tė planifikuara nė mbarė Shtetet e Bashkuara kėtė javė nga konkurrenti evropian.

Nė kushtet e njė moti qė pilotėt e cilėsojnė si shumė tė pastėr, avionin mund ta shihje qė nga 20 kilometra larg. Nėn masa tė rrepta sigurie dhe para qindra kamerave, Airbus A380, avioni mė i madh i pasagjerėve nė botė bėri njė zbritje relativisht tė qetė nė pistėn e Aeroportit John F. Kennedy nė Nju Jork.

Piloti i avionit 8940 tė Lufthansės, Jyrgen Raps, e krahason pilotimin e avionit me ngarjen e njė makine sportive italiane: “Kur imagjinon madhėsinė dhe peshėn e kėtij avioni mendon se ai mund tė lėvizė si njė autobuz apo kamion. Por ėshtė mė shumė si tė drejtosh njė Ferrari – ėshtė shumė i ndjeshėm nė kontroll dhe reagon shumė shpejt. Kėshtu qė fluturon me shumė preēizion dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė shumė i qėndrueshėm” , thotė piloti.

Mbėrritja e Airbusit nė aeroportin Kenedi me pasagjerėt dhe ekuipazhin e plotė, e bėn kėtė vizitėn e parė tė gjigantit tė fluturimeve nė tokėn amerikane.

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Anthony Shoris thotė se ngjarja historike shėnon edhe fillimin e njė epoke tė re nė udhėtimin ajror nga dhe pėr nė Nju Jork. Qyteti shpreson tani tė ketė pėrfitime ekonomike pas investimit tė 10 milion dollarėve nė pėrmirėsimin e aeroportit pėr avionin e ri. "Nė vitin e parė tė fluturimeve tė A380ės shpresojmė tė nxjerrim deri nė 80 milion dollarė shtesė nga aktivitetet ekonomike, 30 milion mė shumė nė paga dhe ndoshta mijėra vende pune".

Airbus shpreson gjithashtu tė ketė pėrfitime ekonomike nga ky projekt qė ėshtė pllakosur nga vėshtirėsitė. Dy vjet prapa planifikimit, Airbus ka humbur mė shumė se 6 miliardė dollarė nga tė ardhurat e parashikuara qė do tė nxirrte.

Kompania shpreson qė zbritja e suksesshme dje nė Nju Jork dhe njė tjetėr nė Aeroportin e Los Angelosit do tė ndihmojė nė zbutjen e njoftimeve negative rreth vonesave nė prodhim. A380-ta ėshtė tani jo vetėm avioni mė i qetė nė qiej, por edhe mė i efektshmi nė pėrdorimin e karburantit, duke konsumuar rreth 1 litėr karburant nė 40 kilometra pėr ēdo vend pasagjeri. Shoqėria Singapore Airline do tė marrė e para A380-ėn nė muajin tetor. Ndėrsa Lufthansa do tė fillojė fluturime tė rregullta me A380-tėn nga Frankfurti nė Nju Jork nė verė tė vitit 2009.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare