Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


Bill Gates shpjegon vizionin e tij per 2006

10.09.2007 20:57 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Bill Gates, bashkėthemeluesi i gjigandit botėror tė Microsoft-it, zbuloi mbrėmjen e shkuar vizionin e tij pėr gjithėsinė numerike nė jetėn e pėrditshme, duke paraqitur pikat kryesore tė versionit tė ardhshėm tė sistemit tė eksplorimit tė programit Windows, qė pritet tė dalė kėtė vit.
"Viti 2005 ishte njė vit shumė i fortė pėr kompjuterin personal (PC), por viti 2006 do tė jetė njė vit edhe mė i suksesshėm, ky do tė jetė viti i njė mėnyre jetese numerike", deklaroi ai nė fillim tė samitit vjetor amerikan tė teknologjisė sė lartė, qė mbahet nė Las Vegas.
"Shumė produkte qė do tė nxirren nė treg, do tė mund tė lehtėsojnė jetėn e konsumatorit", siguroi Bill Gates.
Kjo "gjithėsi numerike" ėshtė bėrė e mundur nga ekzistenca, nė shkallė tė gjėrė e publikut, "e vendosmėrisė sė lartė, e partnerėve dhe e produkteve praktikė", shpjegoi ai.
Veē mikrokompjuterit pėr lojra Xbox 360, tė nxjerr nė treg nė fillim tė muajit dhjetor, qė ka tė instaluar funksionin e multimedias dhe internetin, Bill Gates ka folur pėr programin e ardhshėm "Windows Vista", qė do tė nxirret nė treg kėtė vit.
"Windows Vista" do tė ketė funksione qė do tė lejojnė interaktivitet mė tė lartė me aparatura tė tjera si celulari ose kompjuteri i zyrės.
Ky ndėrveprim, qė ka si synim tė rrisė aftėsitė pėr punė dhe pėr argėtim, thekson Bill Gates, ėshtė frut i partneritetit tonė me stacionin televiziv muzikor MTV (Viacom). Versioni i ardhshėm i lektorit Media Player i Windows do tė lejojė aksesin nė shėrbimet URGE dhe nė programet e MTV-sė.
Microsoft njoftoi gjithashtu edhe partneritetin me operatorin e telekomit Verizon pėr tė nxjerrė nė treg telefona shtėpie pa fisha. Kėto aparate do tė mundėsojnė pėrdorimin e MSN Messenger dhe komunikimit telefonik nėpėrmjet internetit.
Kėta dy partnerė janė bashkuar pikėrisht nė momentin kur konkurrenca po korr sukses nė tregun e muzikės on-line me pagesė dhe tė komunikimit telefonik nė internet. Dje, operatori pionier i telefonisė falas nė internet Skype njoftoi pėr njė partneritet me Netgear pėr shpėrndarjen e njė telefoni pa fishė qė lejon kalimin nga njėra telefonatė te tjetra pa pėrdorur kompjuterin.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare