Dyluftimi i gjigandeve
19.05.2008 18:54 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Java e kaluar ishte ajo qė duhej tė konfirmonte ekuilibrin e ri tė pushtetit nė industrinė e teknologjisė. Puna nė kompjuterė ėshtė duke u zhvendosur drejt internetit, larg tryezės dhe larg Microsoftit, gjigantit tė prodhimit tė programeve tė kompjuterėve, nė drejtim tė Google, mjeshtrit tė kėrkimeve online. Vendosmėria e Microsoftit pėr tė mos humbur betejėn u bė shumė e qartė, kur ai parashtroi ofertėn prej 44.4 miliardė dollarėsh nė para dhe nė aksione pėr tė blerė Yahoo-nė, njė gjigant i internetit qė aktualisht ndodhet nė vėshtirėsi. Nėse i shkohet deri nė fund marrėveshjes, ajo do tė shkaktojė njė tjetėrsim tė industrisė teknologjike si dhe do tė hapė rrugėn pėr njė luftė tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet Microsoftit dhe Google-it, njė betejė pėr dominim nė epokėn e internetit. Por, nė tė njėjtėn kohė, suksesi apo dėshtimi i Microsoftit nė kėtė sipėrmarrje tė fundit, ndryshon edhe mėnyrėn se si perceptohen tė tri kompanitė. Statusi i Yahoo-sė, si njė prej kompanive qė dukej e destinuar tė trashėgonte internetin, por qė nuk arriti tė ecė me ritmin e kohėrave teknologjike nė ndryshim, duket i ēimentuar. Microsoft, qė asnjėherė nuk ka bėrė asnjė blerje tė pėrmasave tė tilla, praktikisht ka pranuar se nuk mund tė konkurrojė me Google-in i vetėm; oferta e tij nxjerr nė pah dobėsinė e Microsoftit, po aq sa edhe atė tė Yahoo- sė. Ndėrkohė, kundėrshtimi i Google pėr marrėveshjen e propozuar, i bazuar nė ligjet antitrust, ndonėse kombinimi i Microsoftit me Yahoo-nė gjithsesi do tė qėndronte shumė prapa, si pėr sa i pėrket kėrkimit nė internet, ashtu edhe reklamave, tregon se firma nuk ka arritur tė kuptojė se pikėrisht ajo dhe jo Microsoft, shikohet sot si gjiganti i kėsaj industrie. Microsoft ėshtė kompania mė e madhe pėr sa i pėrket madhėsisė qė zė nė treg, sigurisht, pasi ka njė vlerė prej 270 miliardė dollarėsh amerikanė, krahasuar me 160 miliardė dollarėt qė ėshtė vlera e Google-it. Por tregu i programeve kompjuterike nė tė cilin operon kryesisht Microsofti ofron perspektivė rritjeje shumė mė tė dobėt sesa tregu i ndėrthurur i kėrkimit dhe reklamimit nė internet, qė dominohet nga Google. Epėrsia e gjigantit tė kėrkimit nė kėto fusha nuk ėshtė e lidhur me njė "dry" teknologjik, ēelėsin e tė cilit vetėm ai e ka nė dorė (pėrdoruesit e internetit mund tė ndėrrojnė lirisht motorėt e kėrkimit); pjesa e tregut qė zė Google ėshtė shumė mė e vogėl se 90-pėrqindėshi qė Microsoft zė nė sistemet e operimit tė kompjuterėve si dhe programet e punės dhe nuk ėshtė njė monopolist i dėnuar. Kėshtu qė, ta quash Google-in si Microsoftin e ri ėshtė nė shumė drejtime e padrejtė. Por, nga ana tjetėr, Google ėshtė pa asnjė dyshim kompania, sė cilės shumė kompani tė tjera teknologjike, duke pėrfshirė edhe vetė Microsoftin, i tremben mė shumė. Rritja e pjesės sė tregut qė zė nė kėrkim dhe reklama Google e bėjnė atė pa dyshim tė pandalshme.
Ajo ēfarė shqetėson nė mėnyrė tė veēantė Microsoftin, ėshtė mundėsia qė nė njė tė ardhme, programet kompjuterike tė ofrohen pėrmes internetit, mbėshtetur nga reklamat e biznesit. Google ofron tashmė disa shėrbime tė tilla dhe ėshtė duke u futur nė rrugėn e Microsoftit. Kundėrsulmi i kompanisė sė Bill Gates nuk ka tėrhequr shumė vėmendje. Pavarėsisht disa rilansimeve, motori i tij i kėrkimit zė njė pjesė tė tregut global qė ėshtė vetėm 2.9 %, krahasuar me 62.4 % tė Google-it. Po kėshtu, shumė i vogėl ėshtė edhe tregu i reklamave qė i pėrkasin Microsoftit. Kjo ėshtė edhe arsyeja e ofertės sė majme qė gjiganti ka bėrė pėr tė blerė Yahoo-nė, numri dy nė kėrkimin nė internet. Tė dy kompanitė folėn pėr njė bashkim apo partneritet nė vitin 2006 dhe 2007, por nė atė kohė Yahoo vazhdonte tė shpresonte se Panama, njė sistem i ri i vendosjes sė reklamave pėrkrah rezultateve tė kėrkimeve nė internet, do t'i mundėsonte qė tė kapte Google-in. Panama nuk ka arritur tė pėrmbushė pritshmėritė dhe rezultatet mė tė fundit tė Yahoo- sė dhe kjo ndikoi qė vlera e aksioneve tė saj tė bjerė nė njė nivel shumė tė ulėt nė janar. Microsoft u hodh nė kohė. Por, sa jokonkurruese do tė ishte njė kompani e lindur nga bashkimi mes Microsoft-it dhe Yahoo-sė? Ėshtė e vėrtetė qė kompania e re do tė dominonte tregjet pėr sa i pėrket teknologjisė sė "instant messaging" si dhe atė tė e-maileve, por asnjėra prej kėtyre nuk ėshtė shumė fitimprurėse. Nė tregjet qė kanė me tė vėrtetė rėndėsi, kėrkim dhe reklamim, kombinimi Microsoft-Yahoo, gjithsesi do tė ishte sėrish shumė prapa Google-it, e cila po shpreson qė tė ēojė mė pėrpara dominimin e vet nė kėrkim dhe reklamim, pasi ka nisur pėrpjekjet pėr tė blerė DoubleClick. Mbetet rreziku qė Microsoft tė shfrytėzojė nė njė farė mėnyre monopolin qė ka nė programet kompjuterike pėr tė lėnė mėnjanė Google. Po si? Microsoft mbikėqyret nė mėnyrė tė vazhdueshme nga ligjvėnės dhe nėse do tė ekzistonte ndonjė mėnyrė pėr tė pėrdorur kėtė monopol tė vetin kundėr Google-it, me siguri tashmė do ta kishte bėrė. Blerja e Yahoo-sė nuk e ndihmon aspak nė kėtė drejtim dhe marrėveshja nė ēdo rast bart me vete rrezikun qė tė shkaktojė njė pėrplasje. Micrtosoft nuk ka bėrė kurrė mė parė njė bashkim tė kėtyre pėrmasave dhe tė dy kompanitė kanė kultura shumė tė ndryshme: Mund tė ketė njė eksod inxhinierėsh nė drejtim tė kompanive tė tjera, duke pėrfshirė Google-in. Nga kėndvėshtrimi i ligjvėnėsve, janė dy vendime qė duhet tė merren. Ai mė i menjėhershmi, a duhet lejuar apo jo bashkimi Microsoft-Yahoo, ėshtė shumė i thjeshtė: Krijimi i njė kundėrpeshe mė bindėse ndaj Googleit do t'i bėnte mirė konkurrencės. (Nga ana tjetėr, njė bashkim mes Google-it dhe Yahoo-sė do tė pėrbėnte njė pėrqendrim shqetėsues tė pushtetit). Nėse Microsoft pėrpiqet tė pėrdorė ndonjė prej marifeteve tė vjetra, duhet tė ndėshkohet. Sa pėr pyetjen mė afatgjate, ēfarė duhet bėrė me Googlein?, pėrgjigja ėshtė nė thelb e njėjtė. Ashtu si Microsoft, Google ka pushtet shumė tė madh nė tregun e vet, kėshtu qė vigjilenca ėshtė e domosdoshme. Por, deri tani askush nuk ka treguar se Google ėshtė duke abuzuar me kėtė pushtet. Kėshtu qė, edhe Google duhet lėnė e qetė dhe tė gjithė duhet tė pėrgatiten pėr njė betejė epike mes dy titanėve tė teknologjisė.
The Economist
lajme.parajsa.com


































