Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


Hidhen hapat pėr transplantimin e parė tė mitrės nė SHBA

10.09.2007 21:07 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Njė spital nė New York ėshtė duke hedhur hapat e parė pėr tė kryer transplantin e parė tė mitrės nė Shtetet e Bashkuara. Mjekėt nė Arabinė Saudite e provuan transplantin disa vjet mė parė, por u detyruan qė t’a rihiqnin mitrėn e transplantuar tre muaj pas ndėrhyrjes kirurgjikale, si pasojė e trompozave nė gjak. Tani njė mjek nė New York thotė se ėshtė koha qė tė provohet pėrsėri pėr kėtė lloj transplanti.

Nė Spitalin e Downtown nė New York, mjekėt janė duke u pregatitur pėr tė kryer pėr herė tė parė transplantimin e njė mitre. Proēedura mund tė jetė e tillė:

Kirurgėt transplantojnė mitrėn e dhuruar, nėpėrmjet njė prerjeje nėn kėrthizė. Mė pas njė embrion i ngrirė vendoset nė vendin pėrkatės nė mitėr. Gruaja mund tė lindė me anė tė operacionit cezarian. Mbas lindjes, mitra e dhuruar do tė hiqet nga trupi i gruas, qė ajo tė mos ketė mė nevojė qė tė marrė ilaēet qė ndihmojnė organizmin tė bashkėjetojė me organin e transplantuar.

Por sado e pėrparuar, proēedura ka ngritur shqetėsime etike dhe mjeksore. Dr. Sheriman Silbert ėshtė specialist pėr fertilitetin.

“Nė se organizmi e lufton mitrėn e transplantuar nė njė moment tė caktuar gjatė shtazanisė, kjo do tė krijonte njė problem mjekėsor tepėr serioz”.

Nė njė rast tė tillė do tė vihej nė rrezik si jeta e nėnės edhe e fėmijės.

Mjekėt e spitalit Downtown nė New York, thonė se nė fillim transplantimi i mitrės do tė provohet tek majmunėt, dhe tre muaj mė vonė do tė bėhet pėrpjekja e parė pėr transpalantim tek njė grua. Dr. Giuseppe Del Priore ėshtė duke intervistuar kandidatet e mundshme:

“Ne kemi shpenzuar 10 vjet dhe mijėra e mijėra orė pėrpjekje pėr t’a kryer sa mė e sigurt qė tė jete e mundur transplantin. Dhe personi qė do tė jetė kandidatja e parė duhet tė jetė shumė e qartė pėr rrezikun e mundshėm.”

Rreziqet, kanė ngritur disa shqetėsime etike. Disa njerėz mendojnė se arsyeja e vėrtetė pėr njė transplant ėshtė tė shpėtojė jetė njerėzish dhe jo tė rrezikojė jetėn e dikujt. Lori Andrews ėshtė profesore e bioetikės nė Ēikago.

“Ne e kryejmė transplantin e veshkave vetėm pėr njerėzit tė cilėt janė nė rrezik tė vdesin pa tė: ne nuk rrezikojmė jetė njerėzish”

Por transplantimet po ashtu synojnė edhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės. Nė Francė dhe Kinė janė bėrė transplantime tė fytyrės. Transplantimet e dorės po ashtu po bėhen gjithnjė e mė tė zakonshme.

Pėr gratė tė cilat nuk mund tė lindin si pasojė e kancerit, apo sėmundjeve tė tjera, transplanti i mitrės u jep shpresė se njė ditė mund tė kenė mundėsinė tė rrisin njė fėmijė qė lind nga trupi i tyre.

“Mundėsia pėr tė mbajtur nė krahė fėmijėn tim, do tė ishte njė dhuratė e paimagjinueshme”, thotė Xhudi Brunstein, njė e mbijetuar nga kanceri.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare