Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


Kina perdoruesja me e madhe e Internetit ne bote

29.07.2008 00:00 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

image

Tė dhėnat e fundit pėr shfrytėzimin e internetit nė Kinė dėshmojnė se nė kėtė vend, pėrkundėr mbikėqyrjes sė rreptė dhe rregullave qeveritare, ka rreth 253 milionė shfrytėzues, qė Kinėn e vendosin edhe pėrpara Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.


Edhe pse njė evropiani tė rėndomtė censurat dhe ndalesat, me tė cilat pėrballet pėrdoruesi kinez i internetit, i duken si tė papėrmbajtshme, pėrdorimi i internetit nė Kinė rritet pandalshėm. Edhe pse bėhet fjalė vetėm pėr 19.1 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė banorėve, kjo mjafton qė ky shtet tė bėhet superfuqia mė e madhe nė botė e internetit sa i pėrket numrit tė shfrytėzuesve.

Sipas tė dhėnave tė kompanive hulumtuese amerikane, Pew Internet dhe American Life Project, pėrdorimi i internetit nė SHBA ėshtė 71 pėr qind, qė do tė thotė se 223.1 milionė banorė pėrdorin internetin. Kina tani jo vetėm qė e ka kaluar kėtė shifėr, por edhe atė pėr tridhjetė milionė, e gjasat qė SHBA ta arrijė ndonjėherė pothuajse nuk ekzistojnė fare.

Sa u pėrket treguesve financiarė, Kina ėshtė ende larg SHBA-ve, Koresė sė Jugut dhe vendeve tė tjera. Pėrfitimet e pėrgjithshme tė tė gjitha kompanive kineze tė internetit pėr vitin 2007 kanė qenė rreth 5.9 miliardė dollarė amerikanė, derisa tė ardhurat vetėm nga reklamimi online nė SHBA pėr kėtė vit kanė qenė 21.2 miliardė dollarė. Pikėrisht pėr kėtė ėshtė e qartė se Kina ėshtė tregu i radhės i madh pėr tė cilėn do tė luftojnė gjigantėt si Google e Microsoft.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare