Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Dyluftimi i gjigandeve

Java e kaluar ishte ajo qė duhej tė konfirmonte ekuilibrin e ri tė pushtetit nė industrinė e teknologjisė. Puna nė kompjuterė ėshtė duke u zhvendosur »»


NASA pergatit harta te hollesishme te Polit te Jugut

10.09.2007 21:08 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Ekspertė tė Agjencisė Amerikane tė Hapėsirės po pėrgatisin harta me rezolucion tė lartė pėr t’i publikuar nė Internet. Shkencėtarėt e NASA-s dhe Instituti Amerikan Kėrkimor i Gjeologjisė po bashkojnė nė njė mozaik imazhet e marra nga satelitėt, qė do tė jenė hartat mė tė hollėsishme deri mė sot tė pejsazheve tė ngrira rreth Polit tė Jugut. Ky ėshtė njėri prej shumė projekteve tė financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatė Vitit Polar Ndėrkombėtar, njė projekt ku bashkohen kėrkime dhe studime tė kryera nga mė shumė se 100 vende.

Antarktida ėshtė njė prej vendeve mė pak tė shkelura tė globit. Shkencėtarėt tani e dinė se ndryshimet e klimės atje ndikojnė nė mbarė planetin tonė. Nė kuadrin e Vitit Polar Ndėrkombėtar, NASA, me ndihmėn e organizatave tė tjera shkencore, po e sjell nė internet kontinentin e ngrirė. Robert Bindschaller ėshtė shkencėtari kryesor i projektit: "Turistėt janė gati tė paguajnė dhjetra mijėra dollarė pėr tė vizituar njė pjesė shumė tė vogėl tė Antarktidės. Hartat e reja do tė krijojnė mundėsinė qė njerėzit tė jenė tė aftė ta zgjedhin pikėn ku duan tė shkojnė, pėr tė parė se si ėshtė ajo pjesė e Polit".

Kėto janė disa nga 8 mijė imazhet e Antarktidės tė marra me satelitėt e NASA-s. Mbi njė mijė fotografime prej satelitit mė tė ri tė agjencisė, LANDSAT-7, po mblidhen sė bashku nė njė mozaik, duke krijuar hartėn mė tė hollėsishme dhe me rezolucion tė lartė, qė ėshtė krijuar ndonjėherė pėr kontinentin e ngrirė. "Duam qė njerėzit tė ndjejnė sikur ndodhen nė Antarktidė, pėr t’u treguar atyre se si ėshtė kontinenti i ngrirė, nė se ata do tė kenė fatin tė shkojnė atje", thotė zoti Bindschaller.

NASA ka grumbulluar miliona imazhe dixhitale tė Tokės, qė nga fillimi i programit LANDSAT, mbi 30 vjet mė parė. "Imazhet e LANDSAT-it na japin pamje tė Tokės qė pak a shumė i dimė. Nga kėto lloj mozaikėsh kemi patur nga e gjithė bota, me pėrjashtim tė Antarktidės".

Nė Internet do tė publikohen njė numėr versionesh me ngjyrat pėrfundimtare qė do t’i paraqiten publikut. "Kėto filmime japin njė pamje reale tė ngjyrave tė Antarktidės, me njė rezolucion tė lartė, sa qė mund tė shihen edhe elementė qė u interesojnė shkencėtarėve, si malet, akullnajat, rrymat e akullit dhe ku gjenden bazat e tyre. Ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’u treguar njerėzve se si ėshtė Antarktida". Imazhet e para tė NASA-s tashmė janė vėnė nė internet. Harta e plotė interaktive ėshtė nė pėrpunim e sipėr dhe mund tė pėrfundojė pas disa muajsh


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare