Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


Ndikimi i televizionit satelitor dhe internetit nė informimin publik

10.09.2007 21:07 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Televizioni satelitor dhe fuqia gjithnjė nė rritje e internetit nuk po ndryshojnė vetėm mėnyrėn si jepen lajmet, por edhe konceptimin e lajmit dhe mėnyrės se si gazetarėt duhet tė kryejnė funksionin e tyre. Kėto ndryshime kanė njė ndikim tė madh nė biznesin e medias dhe njėkohėsisht i ofrojnė publikut mė shumė informacion qė mund tė ndihmojė pėr forcimin e demokracisė, lirisė dhe tė drejtave tė njeriut.

Kur Uragani Katrina goditi bregdetin jugor tė Shteteve tė Bashkuara nė vitin 2005, duke shkatėrruar New Orleansin dhe duke lėnė dėme tė mėdha nė Louisiana dhe Mississippi, agjencia e lajmeve Night Rider u hodh nė veprim pėr tė mbėshtetur njė nga gazetat kliente tė saj. Redaksia e agjencisė Knight Rider nė Uashington ndihmoi gazetėn Sun Herald nė qytetin e shkatėrruar Biloksi tė Misisippit qė tė transmetonte informacionin pėrmes internetit.

Xhim Van Nostrand, redaktor nė kompaninė e medias McClathy Interactive, e cila zotėron agjencinė Knight Rider, shpjegon: “Pėrdorėm regjistrime zanore dhe pamje si dhe material qė vinte nga vetė lexuesit pėr tė transmetuar informacion. Pėrdoruesit ishin nė gjendje tė publikonin nė internet fotografi tė shtėpive tė tyre, tė lagjeve, mesaxhe tė ndryshme ku kėrkonin informacion nga tė afėrmit. Shumė nga kėto informacione qė kishim publikuar nė internet, nuk ishin tė njė natyre qė mund tė botoheshin nė gazetė”.

Zoti Van Nostrand shpjegon se interneti e ka ndryshuar lexuesin nga konsumator nė pjesėmarrės nė informacion.

Por me rėnien e tirazhit tė gazetave deri nė 2 pėr qind nė vit, interneti ka edhe anėn e tij negative. Xhefri Dvorkin i shoqatės Komiteti i Gazetarėve tė Shqetėsuar, thekson se kjo prirje sjell edhe sfida tė vėshtira: “Me rėnien e tirazhit njė numėr gjithnjė e mė i vogėl njerėzish lexojnė gazetėn, ose shohin kanalet kryesore nė televizion dhe radio. Njė pjesė e mirė e shikuesve apo lexuesve, sidomos tė rinjtė po zgjedhin internetin”.

Pėrmbajtja e informacionit nė internet shpesh ndikon edhe nė politikat qeveritare. Vitin e kaluar media raportoi mbi njė regjistrim filmik ku shihej policia malejziane duke keqtrajtuar njė grua tė kombėsisė kineze, tė ndaluar nė Kuala Lumpur. Publikimi i regjistrimit detyroi ministrin e brendshėm malejzian tė fillonte njė proces hetimor.

Pėrhapja e shpejtė e informacionit po sjell ndikim rrėnjėsor mbi shoqėritė. Profesori i gazetarisė nė Universitetin Amerikan Christopher Simpson thotė se njė ndėr kėto ndikime ėshtė forcimi i tė drejtave tė njeriut. “Ka njė numėr prirjesh dhe njė prej tyre ėshtė forcimi i lėvizjeve pėr tė drejtat e njeriut, i grupeve joqeveritare tė cilėt mbledhin informacion dhe e pėrhapin atė pėrmes medias elektronike. Nė kėtė mėnyrė ėshtė mė e lehtė tė thehet heshtja pėr abuzimet policore”.

Pikėrisht pėr kėtė arsye interneti ėshtė nxjerrė jashtė ligji nė vende si Kina, dhe kanalet televizive satelitore janė tė ndaluara. Por siē tregoi hapja e kanaleve si Al Jazeera apo “France 24” ka njė kėrkesė nė rritje pėr kanale satelitore qė transmetojnė lajme dhe informacion.

Medias tradicionale do t’i duhet tė pėrshtatet me prirjet e reja pėr t’u mbijetuar ndryshimeve teknologjike. Ajo qė nuk pritet tė ndryshojė ėshtė fuqia e fjalės sė shkruar, siē thekson Xhim Van Nostrand: “Pavarėsisht se ēfarė ofron interneti, ai mbetet njė mjet i fjalės sė shkruar. Kjo nuk do tė zhduket. Ende do tė ketė nevojė pėr gazetarė qė shkojnė nė terren, bėjnė pyetje dhe raportojnė mbi ngjarje. Interneti na jep njė formė tė re pėr tė treguar kėto ngjarje, por fjala e shkruar nuk do tė vdesė”.

Pėr sa kohė qė kjo ėshtė e vėrtetė, do tė vazhdojė edhe pėrhapja e ideve dhe informacionit.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare