Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Dyluftimi i gjigandeve

Java e kaluar ishte ajo qė duhej tė konfirmonte ekuilibrin e ri tė pushtetit nė industrinė e teknologjisė. Puna nė kompjuterė ėshtė duke u zhvendosur »»


Njė mikro-procesor i ri optik qė ndihmon tė verbėrit

10.09.2007 21:07 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Shkencėtarėt thonė se janė pranė pėrfundimit tė plotė tė punės pėr njė mikro-procesor tė ri qė transmeton imazhe nė tru. Njė pajisje e ngjashme ka kohė qė ėshtė pėrdorur tek tė verbėrit duke rikthyer tek ata shikim tė pjesshėm. Pajisja e re synon rikthimin e plotė tė tė parit.

Hymen Marder ėshtrė pjesėrisht i verbėr. Retina e dėmtuar e lejon atė tė shohė nė mėnyrė tė kufizuar. Ai thotė se ka raste qė mendon se sheh diēka, por nė fakt nuk e shikon derisa kthen kokėn nė njė kėnd tė caktuar.

Por njerėzit si Marder sė shpejti mund tė marrin ndihmė nga shkencėtari Mark Humayun, pranė institutit Doheny nė Kaliforni, i cili po krijon njė mikro-procesor tė kompjuterizuar pėr tė anashkaluar retinėn duke komunikuar imazhet drejtpėrdrejt nė tru. Ai e quan metodėn e tij “bajpass” nė sy. Pajisja pėrbėhet nga njė mikro-procesor qė vendoset nė mėnyrė kirurgjike mbrapa syrit (retinės). Njė kamera e vogėl montohet nė njė palė syze dhe transmeton imazhe tek mikroprocesori, i cili i nėpėrmjet nervit optik i pėrcjell sinjalet nė trurin e pacientit. Doktor Humyan thotė se njė version i herėshėm i kėsaj pajisjeje ka ndihmuar personat plotėsisht tė verbėr qė tė shikojnė pjesėrisht. Versioni i vjetėr pėrbėhej vetėm nga 16 mikro-elektroda, ndėrsa tani po bėhen prova me njė version tė ri me 60 mikro-elektroda.

Doktor Humyan shpreson se mikroprocesori me 60 elektroda do tė lejojė njė tė verbėr tė shikojė, por jo aq sa mund tė lexojė ose tė njohė fytyrat.

Arritjet e tij, shkencėtari i njoftoi nė takimin vjetor tė shoqatės amerikane pėr pėrparime shkencore. Ai thotė se versioni i ri i mikro-procesorit ėshtė 4 herė mė i vogėl se versioni i parė, por mund tė dėrgojė mė shumė sinjale nė tru. Agjencia federale e ushqimeve dhe ilaēeve ka miratuar pėrdorimin eksperimental tė mikro-procesorit tė ri nė klinikė. Doktor Humyan, pranė institutit Doheny, thotė se kjo do tė ndihmojė ekipin e tij pėr kryerjen e provave tė tjera pėr ta bėrė pajisjen edhe mė tė fuqishme.

Synimi i tij ėshtė krijimi i njė mikroprocesor me deri nė 1 mijė elektroda, nė mėnyrė qė pacienti tė jetė nė gjendje tė dallojė fytyrat dhe tė mos quhet mė i verbėr. Ai shpreson qė mikro-procesori pėr rikthimin e tė parit tė dalė nė treg brenda 2 ose 3 vjetėsh. Deri nė fund tė kėtij viti, ėshtė parashikuar qė mikro-procesori i ri tė provohet klinikisht tek 50 tė verbėr


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare