Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fotoaparatet e reja nga ”Canon'

Me modelet “PowerShot SX1 IS” dhe “PowerShot SX10 IS”, me rezolucion prej 10 megapikselėsh, “Canon” ofron mundėsinė e incizimit tė video- xhirimeve tė definicionit tė lartė (HD) dhe tė fotografimit “4fps” nė serinė “Power Shoot” tė fotoaparateve. »»


Nė Kėln hap dyert Photokina

10.09.2007 20:57 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Nesėr hap nė Kėln dyert panairi mė i madh i fotografisė dhe i teknikės fotografike nė botė, Photokina. Deri mė datėn 1. tetor, 1.600 firma nga 45 vende tė botės do tė prezantojnė tė rejat e kėsaj fushe.

Gjithkush fotografon me sa ka fuqi dhe numri i atyre qė pėrdorin sot njė kamera ėshtė gjithnjė nė rritje. Ndėr produktet mė tė shitura janė aparatėt fotografikė dixhitalė dhe kamerat dixhitale. Vetėm nė Evropėn Perendimore kėtė vit janė shitur rreth 28 milionė aparate tė tillė, njė rekord i ri. Prej kėtij zhvillimi pėrfiton edhe Photokina, sikurse shprehet shefi i panairit Oliver Kuhrt:

"Photokina pėrfiton nė mėnyrė tė veēantė prej kėtyre tendecave, sepse ėshtė panairi i vetėm nė botė qė paraqet tregun tėrėsor tė fotografisė dhe filmit. Nė qendėr tė kėtij panairi kemi sivjet fotografinė dhe jo procesin e krijimit tė saj, pėrpunimit dhe prezantimit."

Nė Gjermani vitin e kaluar janė zhvilluar nėpėr laboratorėt e fotografive rreth pesė miliardė filma. Gjithsesi po vihet re gjithnjė e mė tepėr prirja qė njerėzit i zhvillojnė dhe i printojnė fotografitė nė shtėpi, sepse gjithnjė e mė tepėr njerėz kanė sot njė kamera dixhitale. Megjithatė nė kėtė mes ėshtė arritur njė lloj ngopjeje e tregut dhe pėr kėtė firma me emėr nė tregun e fotografisė analoge si Agfa-Foto, Konica-Minolta dhe Yashica-Kyocera janė larguar prej tregut tė kamerave.

Rainer Schmidt, drejtor ekzekutiv i shoqatės sė industrisė sė fotografisė thekson: "Industria e fotografisė ka shėnuar vitet e fundit njė zhvillim tė jashtėzakonshėm. Sot nė tregun gjerman shiten 7 milionė kamera dixhitale, ndėrkohė qė nė vitet 90-tė, qė konsiderohen si peridha mė e mirė pėr shitjen e aparatėve fotografikė janė shitur 5 milionė tė tillė. Por gjithashtu po shėnohet edhe njė rritje e numrit tė fotografive qė bėhen me aparate dixhitalė dhe printohen. Ky treg ėshtė mjaft premtues, dhe metoda analoge dhe dixhitale bashkėveprojnė mjaft mirė me njėra-tjetrėn."

Fotografia dixhitale po pėrfiton edhe prej faktit, sepse asnjėherė mė parė nuk ka qenė e mundur tė bėje njė fotografi dhe ta pėrhapje pėr disa sekonda nė tė gjithė botėn, sa ėshtė kjo sot. Pra pėr atė qė dėshiron tė krijojė njė pėrshtypje pėr tė rejat nė fushėn e fotografisė, Kėlni ėshtė ditėt e ardhshme adresa mė e mirė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare