Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Del ne shitje Programi "Vista" i Mikrosoftit

Programi i ri Vista i Mikrosoftit ka filluar tė pėrdoret nga bizneset qė nga muaji nėntor ndėrsa tani, ky program i shumėpritur qė ėshtė njė pėrmirėsim i Uindous XP do tė mund tė pėrdoret edhe nga publiku i gjerė pas njė pritjeje 5-vjeēare. »»


Xhenerėl Motors projekton njė makinė elektrike

10.09.2007 21:08 Teknologjia - Burimi: 24 Ore Teknologjia

Pėrfaqėsues tė prodhuesit amerikan General Motors ishin nė Washington pėr tė paraqitur makinėn Chevy Volt e cila punon me energji elektrike. General Motors thotė se kjo makinė do tė ndryshojė mėnyrėn se si udhėtojnė njerėzit, duke ulur ndotjen dhe varėsinė e Amerikės ndaj importit tė karburanteve.

Pėrfaqėsuesit e firmės General Motors thonė se nė botė ka vetėm dy makina si kjo, e madje njėri prej projektuesve thotė me humor se pėr tė paktėn 5 milion dollarė mund tė blesh njėrėn prej tyre. Chevy Volt ėshtė njė makinė e konceptuar me njė teknologji qė janė nė zhvillim e sipėr. Bob Boniface ėshtė njėri prej konstruktorėve kryesorė tė makinės.

“Kjo prizė qė shihni kėtu, ėshtė zemra e makinės. Kjo makinė lėviz kryesisht me energji elektrike. Ka njė motor qė punon me elektricitet si dhe njė bateri tė madhe litiumi nė qendėr tė saj. Mjafton tė fusėsh spinėn nė prizėn standart 110 volt, dhe je gati pėr tė udhėtuar me 70 kilometra nė orė pa pėrdorur fare benzinė”.

Po tė shohėsh mė me kujdes, do tė gjesh nė tė njė motor shumė tė vogėl qė punon me benzinė, por qė nė dallim nga makinat hibride, kėtu nuk pėrdoret pėr motorin. Kjo sasi karburanti ngarkon baterinė.

“Nuk ka rėndėsi se ēfarė motori ka makina. Mjafton qė ky motor tė prodhojė energji. Mund tė jetė njė sasi e vogėl benzine, mund tė jetė bio-naftė, nuk ka rėndėsi. Njė makinė hibride ka patjetėr serbator kurse kjo makinė nuk ka”.

General Motors shpreson qė Chevy Volt tė hidhet nė treg nė vitin 2010. Ashtu si shumica e makinave elektrike problemi mbetet tek bateria. General Motors mendon se nuk ėshtė gati pėr ta hedhur qė tani nė treg makinėn.

“Ne nuk mund tė blejmė njė bateri e ta vendosim nė makinė. Kjo kėrkon prova inxhinjerike qė tė jemi tė sigurt se ēdo gjė funksionon nė rregull. Ne e dimė se si ndėrtohet njė makinė, ne thjesht duam tė jemi tė sigurt qė bateria u pėrshtatet tė gjitha parametrave ”.

Sipas shifrave tė Departamentit amerikan tė Transportit, 78 pėr qind e njerėzve me makinė, udhėtojnė me shpejtėsi deri nė 70 kilometra nė orė pėr tė shkuar nė punė. Pėrfaqėsuesit e firmės General Motors shtojnė se me makinėn Chevy Volt, njerėzit do tė shkojnė nė punė pa pėrdorur fare benzinė dhe pa ndotje.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare