Bota harxhon kohėn nė Facebook
08.02.2010 22:06 - Kategoria: Teknologjia
Ndėrkohė qė numri i njerėzve qė aplikojnė nė faqet shoqėrore tė internetit si Facebook, Myspace e Twitter rritet, vazhdojnė ende diskutimet nė lidhje me humbjen e vendit tė punės shkaktuar nga kėta faktorė.
Nė njė dosje tė pėrgatitur nga revista The Economist, theksohet se nėse do tė ekzistonte njė shtet me 350 milion pėrdorues tė Facebookut, do tė ishte shteti i tretė mė i populluar nė botė pas Kinės dhe Indisė.Nė numrin e fundit tė revistės angleze The Economist ėshtė publikuar njė dosje lidhur me faqet shoqėrore tė internetit si Facebook, Myspace, Twitter e tė tjera. Duke shėnuar se kėta faqe po ndryshojnė mėnyrėn e komunikimit, tė punės dhe tė luajturit mes njerėzve, theksohet se tė ardhurat e sektorit tė rrjetit tė komunikimit social nė Amerikė kanė arritur nė 1,2 miliard dollarė dhe nė vitin e fundit janė rritur me 4%.
Sipas tė dhėnave tė kompanisė Nielsen tė publikuara nė dosje, mesatarja e orėve tė harxhuara nė ditė nė faqet sociale tė internetit ėshtė gjashtė, ndėrsa australianėt zėnė vendin e parė me 7 orė. Ndėrkohė nė vendet e para janė anglezėt me 6 orė e gjysėm, italianėt dhe amerikanėt me 6 orė dhe koreano-veriorėt me 5,5 orė.
Njė popullaritet i tillė i Facebook dhe rrjeteve tė tjera tė komunikimit tė ngjashme me tė shpjegohet nga realizimi i mundėsive tė ndryshme tė komunikimit, mundėsimi i ndarjes sė informacioneve private duke i dhėnė pėrdoruesit njė kontroll tė fshehtė dhe ekzistimi i shumė variacioneve pėr tė kaluar kohėn.
Ndėrkohė qė praktikimi i lojėrave falas nga kėto faqe mundėson jo vetėm zbavitjen, por forcon edhe marrėdhėniet miqėsore, duke qenė njė komponent i cili shton popullaritetin e tyre. Duke theksuar se lojėra tė tilla kanė krijuar njė industri tė madhe pritet qė nė vitin 2012 tė ardhurat nga lojėrat sociale nė Amerikė tė jenė 2,2 miliard dollarė.
FACEBOOK SHKAKTON HUMBJE EKONOMIKE
Nga ana tjetėr nė vendet e punės tė faqeve sociale vazhdon diskutimi i zjarrtė rreth ndikimit tė tyre nė humbjen e vendit tė punės. Sipas kompanisė sė Shkencave Teknologjike Morse pėrdorimi i faqeve sociale gjatė orarit tė punės nė Angli bėhet shkak pėr humbjen e 1,4 miliard dollarėve. Ndėrsa sipas grupit studiues amerikan Nucleus Research nėse kompanitė do tė ndalojnė pėrdorimin e Facebookut atėherė produktiviteti llogaritet tė rritet me 1,5 %.
Ndėrsa The Economist mbėshtet mendimin se disa nga punonjėsit kanė telefonė tė teknologjisė sė lartė prandaj dhe ndalimi i pėrdorimit nuk do tė thotė qė punonjėsit do tė harxhojnė mė shumė kohė pėr tė punuar, rrjedhimisht ndalimi i pėrdorimit ėshtė vetėm njė humbje kohe.
DISKUTOHET DHE FSHEHTĖSIA
Nėse prekim dhe ēėshtjen e fshehtėsisė nė dosje thuhet se 60% e tė rriturve preferojnė tė kufizojnė komunikimet nė profilet e tyre. Edhe pronari i Facebook Mark Zuckerbrg i kritikuar pėr shkak tė zbulimit tė profileve duke ndryshuar normat standarde tė fshehtėsisė, justifikohet duke thėnė se kanė ndryshuar normat sociale dhe njerėzit kėrkojnė t'i ndajnė me tė tjerėt informacionet nė mėnyrė mė tė hapur. Disa grupe tė cilat janė pro fshehtėsisė shfaqėn kritikat e tyre ndaj Facebook, i cili pėr tė shtuar trafikun e komunikimit dhe pėr tė sfiduar faqet konkurruese si Twitter ka dobėsuar masat e fshehtėsisė.
pėrgatiti: Aisa Kaduku Kokiēi
2010-02-05 11:36
Burimi: Gazeta Start Teknologji
lajme.parajsa.com





























































