10.06.2012 12:53 - Kategoria: Teknologjia
Analisti Eric Jackson nga kompania investuese, Ironfire Capital, beson qė Facebook do tė zhduket deri nė vitin 2020 dhe kur thotė "zhduket" ai nė tė vėrtetė mendon qė kjo kompani do tė shkrihet mu sikurse ėshtė shkrirė edhe Yahoo. Dhe, kur thotė qė do tė "shkrihet", ai nė tė vėrtetė mendon qė do tė bie nė mėnyrė drastike vlera e aksioneve dhe ndikimit, dhe jo numri i shfrytėzuesve aktivė.
Si arsye pėr rėnien e vlerės sė Facebookut Jackson thekson qė ky rrjet shoqėror do tė luftojė nė mėnyrė tė pasuksesshme pėr tė fituar nė tregun mobil. Madje, Facebook pak para daljes problematike nė bursė bėri tė ditur qė pret fitim mė tė vogėl dhe rezultate mė tė dobėta financiare pikėrisht pėr shkak tė vėshtirėsive qė tė fitojė pėrmes shėrbimeve tė veta nė pajisjet mobile.
Pėrveē kėsaj, studimi mė i ri i kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe shtėpia analitike Ipsos, pėr sjelljen e amerikanėve nė Facebook ka zbuluar qė vetėm njė e pesta e shfrytėzuesve amerikanė tė kėtij shėrbimi janė tė prirė pėr blerje online dhe kanė blerė diē si rezultat i reklamave ose komenteve nė Facebook. Madje, muajin e kaluar General Motors kishte tėrhequr reklamat e veta me vlerė dhjetė milionė dollarė nga ky rrjet shoqėror, me arsyetimin qė ato nuk kanė efekt (edhe pse ėshtė e ēuditshme qė kushdo nė kėtė kompani tė ketė menduar qė Chevroletėt e rinj duhet reklamuar tek shfrytėzuesit e Facebook).
Megjithatė, me 900 milionė shfrytėzues aktivė, ėshtė vėshtirė tė paramendohet qė Facebook nuk do tė gjejė njė mėnyrė qė tė fitojė para, pėrkundėr prognozave negative.
Burimi: Kosova INFO Teknologjia
lajme.parajsa.com








































































