21.06.2012 23:02 - Kategoria: Teknologjia

Kockat (eshtrat), lėkura, qelizat e shijes, qerpikėt, madje edhe qelizat tuaja tė gjakut janė mė tė reja se ē'e keni menduar. Ndėrkohė qė data e lindjes nė kartėn e identitetit tregon moshėn tuaj tė vėrtetė, organet dhe qelizat e trupit e rinovojnė veten ēdo vit, muaj, madje edhe ēdo javė, njofton revista shkencore "Reader's Digest", transmeton Editorial .
Mukoza e stomakut: Mukoza e stomakut, ndihmėse e rėndėsishme nė tretjen e ushqimeve, e rigjeneron veten njė herė nė 5 ditė. Qeliza tė veēanta prodhojnė enzima dhe acide pėrgjegjės pėr ruajtjen e ekuilibrit tė Ph. Po tė njėjtat qeliza mundėsojnė njė mukus qė mbron mukozėn e stomakut nga ndikimi i fortė dhe acarues i acidit. Tė gjitha kėto ndodhin gjatė njė jave.
Gjėndrat e shijes: Gjuha pėrmban mė shumė se 10 mijė minigjėndra tė shijes, tė cilat zotėrojnė qime mikroskopike. Kėto gjėndra e rigjenerojnė veten njė herė nė 10 ditė, por ky proces ngadalėsohet me plakjen e njeriut. Prandaj, personat mė tė moshuar kanė rreth 5 mijė gjėndra tė shijes.
Lėkura: Shtresa e jashtme e lėkurės quhet "Stratum corneum". Kjo shtresė luan rolin e njė barriere mbrojtėse mes shtresave mė tė ndjeshme tė lėkurės dhe ambientit. Qelizat e reja zhvillohen, ndahen nė momentin kur duan tė prodhojnė qeliza tė tjera dhe, nė fund, pas 2 javėsh udhėtim zėvendėsojnė qelizat e rėna nė shtresėn e jashtme. Ky proces vazhdon deri nė fund tė jetės sė njeriut. Me kalimin e moshės ngadalėsohet edhe procesi i rėnies dhe rigjenerimit tė qelizave.
Qerpikėt: Ashtu si tek kafshėt, edhe tek njerėzit qerpikėt i mbrojnė sytė nga pluhuri apo papastėrtitė e tjera dhe parandalojnė tharjen e syve. Kur mbyllet kapaku i sipėrm i syrit gjenden afėrsisht 150-200 qerpikė sipėr dhe 75-100 poshtė. Edhe qerpikėt rigjenerohen njė herė nė 2 muaj.
Qelizat e gjakut: Njė pikė e vetme gjaku pėrmban miliona qeliza tė fuqishme. Sipas autoriteteve tė Institutit Franklin, kėto qeliza qė shpėrndajnė oksigjenin dhe zhdukin mbetjet e ardhura nga qelizat e tjera, rigjenerohen njė herė nė 4 muaj. Ato janė shumė tė rėndėsishme pėr funksionet jetėsore. Hekuri i marrė me ushqime do ta lehtėsojė kėtė proces. Hekurin mund ta gjeni tek mishi i kuq, peshku, veza dhe fasulja.
Qelizat e mėlēisė: Pikė sė pari duhet tė dimė se mėlēia ėshtė njė organ pastrues. Ajo filtron gjakun e marrė nga sistemi tretės para se ta pėrhapė mė tej, metabolizon ilaēet dhe heq ndikimin e kimikateve. Pra, ky organ kryen njė punė shumė tė madhe, prandaj e ndjen tė nevojshme tė rigjenerojė qelizat njė herė nė vit.
Kockat: Kockat mund tė duken tė forta dhe rezistuese, por qelizat qė i krijojnė ato vdesin dhe rilindin vazhdimisht. Njė herė nė 10 vjet rigjenerohet i tėrė sistemi kockor. Mosha 20-vjeēare ėshtė mosha e dendėsisė mė tė lartė tė kockave dhe mė pas kockat fillojnė tė dobėsohen. Nėse humbja e kockave ėshtė mė e madhe se kockat e rigjeneruara, atėherė mund tė flasim pėr sėmundjen e shkrirjes sė kockave.
Qelizat e muskujve tė kraharorit: Kraharori mbron organet jetėsore si zemrėn dhe mushkėritė dhe qelizat e tij rigjenerohen njė herė nė 15 vjet. 12 kockat ēift tė kraharorit mbėshteten nga muskujt dhe fibrat. Kėta muskuj nė mes kockave tė kraharorit quhen muskuj interkockorė. Ata mundėsojnė zgjerimin e kafazit tė kraharorit nė ēdo frymėmarrje tuajėn.
Truri i vogėl: Truri i vogėl ėshtė 3 vjet mė i ri se ju. Kjo pjesė e trurit ėshtė e rėndėsishme pėr zhvillimin e aftėsisė lėvizėse dhe vendosjen e ekuilibrit. Sipas specialistėve nė qendrėn shėndetėsore tė Universitetit tė Teksasit, truri i vogėl zė vetėm 10% tė gjithė masės sė trurit. Megjithėse pėrfshin njė masė kaq tė vogėl, ai pėrmban mė shumė se 50% tė qelizave tė tij. Truri i vogėl ėshtė njė nga organet e para tė zhvilluara tek fėmija dhe pėr kėtė arsye plaket mė ngadalė. Truri i vogėl kontrollon ekuilibrin dhe qėndrimin tuaj, rregullon lėvizjet e lidhura me dėshirat, ju ndihmon tė mėsoni sporte si futbolli apo basketbolli dhe ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr funksionet e tjera mendore, si gjuha.
Burimi: Koha Ditore Interneti
lajme.parajsa.com








































































