16.07.2012 23:10 - Kategoria: ViP
Ndėrron jetė Jon Lord pianisti i "Deep Purple"
Njėri nga themeluesit e grupit legjendar "Deep Purple", Jon Lord, ka ndėrruar jetė nė moshė 71-vjeēare.Pianisti ka qenė duke u trajtuar nga kanceri i pankreasit qė nga muaji gusht i vitit tė kaluar, ndėrsa nė njoftimin e publicistit tė tij thuhet se rokeri ndėrroi jetė nė njė klinikė nė Londėr i rrethuar nga anėtarėt e familjes sė tij.
Nė vitin 1968, Lord sė bashku me kitaristin Ritchie Blackmore themeluan grupin "Deep Purple", tė cilit mė vonė i janė bashkuar dhe larguar njė numėr i madh pjesėtarėsh (Ian Gillan, Roger Glover, Jon Lord, Ian Paice, Ritchie Blackmore, Nick Simper, Rod Evans, Glenn Hughes, David Coverdale, Tommy Bolin, Joe Lynn Turner, Joe Satriani, Steve Morse, Don Airey).
Pas largimit tė kėngėtarit David Coverdale dhe themelimit tė "Whitesnake", Lord iu bashkua atij grupi, mirėpo me riformimin e "Deep Purple" nė vitin 1984, ai u kthye sėrish. Lord u tėrhoq sėrish nga ky grup nė vitin 2002.
Ai ėshtė kantautor i shumė kėngėve tė njohura tė "Deep Purple", duke pėrfshirė edhe megahitet "Child in Time" dhe "Smoke On the Water".

Burimi: Telegrafi ViP
lajme.parajsa.com








































































